“Nga ky komunitet vipash, u bë një pyetje denigruese për një vajzë…” / Loja me pyetjet anonime ‘trazon ujërat’ në shtëpi!
Një lojë e organizuar mbrëmë në shtëpinë e “BBV3” ‘trazoi ujërat’ në shtëpi. Banorët i bënë pyetje anonime njëri-tjetrit, ndërsa Romeo dëshironte që pyetjet mos të mbesnin anonime. Në prime e sotëm, pas një klipi me pyetjet më ‘pikante’, Romeo u shpreh:
“Unë nuk isha nga ata që bën provokime aty. Unë isha i përfshirë aty… Një nga pyetjet që më lëndoi ishte ajo për Donaldin.”
E teksa Romeo kërkoi që banorët të ngrinin duart për të bërë publike secilën prej pyetjeve të tyre, Heidi u shpreh:
“Nuk më pëlqen që thonë ka grupime. Ne nuk na merr njeri me zor të ngremë dorën. Ne pamë kush kishte kurajo të ngrinte dorën e kush jo…”
Juli nga ana tjetër, nuk ishte aspak dakord me Romeon dhe dëshironte të ruante anonimatin e pyetjeve.
“E merr Romeo përsipër. Nuk më duhej të ngrinim dorën. Kam të drejtën… Kam një bezdi personale nga këto gjyqet publike. O ushtar, o kundërshtar…”
Egla, një tjetër banore e prekur nga pyetjete anonime u shpreh si më poshtë.
“Nga ky komunitet vipash, u bë një pyetje denigruese për një vajzë që quhet Erjola…”
Ndërhyn Erjola.
“Nuk më vjën fare keq për pyetjen, por nuk më pëlqen që citohet dhe zgjatet e përdoret për lojë… Në debatin me Julin dhe Romeon, isha dakord të ngrinin dorën, por jo të tejzgjatej për 12 orë.”
Opinionisti Arbër Hajdari ka komentuar si më poshtë.
“Unë mendoj që pyetjet i bënë këta për njëri-tjetrin. Unë bie dakord për Julin. Si e kërkon kaq gati?”
Opinionistja Ori Nebijaj ka komentuar si më poshtë.
“Jam dakord që u tejzgjat pafund. Të gjithë u fshehën pas pyetjeve.”