Një surprizë për Arbër Hajdarin, përlotet opinionistii “Big Brother Vip3”!

Një surprizë për Arbër Hajdarin, përlotet opinionistii Big Brother Vip3!

Prej kohësh, opinionisti i “BBV3”, Arbër Hajdari nuk feston ditëlindjen. Kjo sepse Elsa, njëra prej vajzave që ai ka ndihmuar me fondacionin ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundjeje.

Mes emocionesh, Arbrit iu bë një surprizë mbrëmjen e sotme në prime të “BBV3”. Opinionisti i prekur u shpreh:

“Jam i sigurt se Elsa tani është në Parajsë. Kishim kaluar shumë gjëra mes njëri-tjetrin dhe për herë të parë kam dashur të tërhiqem nga puna që unë bëja. Ajo u nda nga jeta shumë shpejt në kohën e pandemisë.”