Debati për lulet, Gazi sqarohet në “Prime” me banorët: Nuk e bënë qëllimisht, i dua shumë
Gjatë ditës së “Shën Valentinit” një debat u ndez në shtëpi për lulet që i erdhën surprizë Gazit nga bashkëshortja. Gjithsesi gjatë “prime”-t të sotëm, ai u sqarua me banorët të tjerë, të cilët i kërkuan falje për sjelljen të pahijshme.
Ledioni: Pse qeshët kur po ndanit lulet që kishin nisur? Pse ishte për të qeshur kur kishit lulet e Gazit?
Albi: I mora në dorë dhe djathtas meje kisha Riken. Dhe ajo tha: ‘Pse kështu lulet e Gazit?’. Ajo hedh batuta të tilla me Gazin dhe shkaktoi një të qeshur. Unë i kërkova ndjesë me përulje. Me atë të qeshur ne harruam për çfarë bëhej fjalë. Ishte një e qeshur që u kthye në vdekje. U dëmtua rasti që Gazi duhet të shijonte dhe u dëmtua momenti ynë.
Rike: Unë me Gazin bëjmë momente me njëri-tjetrin. Unë kur qeshja nuk e mendova që do prishja një surprizë. Kur vjen një surprizë nga jashtë është emcoion i madh. Kam qenë shumë nervoze pas. Kemi folur por sinqerisht nuk ja kam bërë me keq.
Gazi: I kapi, nuk është se e bënë me qëllim. U mundova që ta mbyllnim. Mua më pëlqejnë shakat, por ishte një moment që doja ta shijoja. Mendoj se reflektimi i të gjithëve ishte ndryshe mbrapa. Edhe unë vetë nuk isha irrituar aq shumë. Ishte moment emocional nga unë. Nuk do i jap konetacion negativ.
Arbri: Edhe lulet, ato që i ka bërë Zoti më të bukura, edhe aty e gjetët defektin? Si thatë: ‘Qesha kot’? Pse nuk thatë: ‘Qesha dhe bëra gabim’?
Fationi: Unë i kërkova falje dhe e kuptova që ishte e gabuar.
Vesa: Unë erdha në fund të muhabetit. U ndërlidha me këta, ndoshta dhe padashje. E pashë dhe unë veten që nuk ishte momenti për të bërë diçka të tillë,, sepse kishte lidhje me familjen. I kam kërkuar falje Gazit.
Gazi: Dua t’i them Suelës: ‘Të dua shumë’. Unë i dua shumë këta dhe nuk kam asgjë.
Ori: Mund të ishin treguar më të matur. Ato lule ishin shumë speciale, ashtu si ajo zonja kur erdhi këtu dhe tregoi se ishte shumë speciale dhe e rrallë.