“E bëra për qejf”/ Meritoni prishi lojën duke lënë banorët pa buxhet, Romeo: Je shumë gabim
Vëllai i Madh i vendosi banorër para një sfide, për të fituar buzhetin e javës. Ata do duhet të qëndronin 24 orë pa ushqim, gjumë ose ujë (me përjashtim për tualetin dhe për të pirë). Banorët zgjodhën të qëndronin pa ujë dhe kjo sfidë u zbatua, deri mëngjesin e sotëm, kur Meritoni u hodh në pishinë.
Kjo ngjalli reagimin e Romeos, i cili u shpreh se Meritoni gaboi, pasi la gjithë shtëpinë pa ushqim. Nga ana tjetër, Meritoni tha se gjithçka e bëri thjesht për qejf.
Romeo: Unë kam pasur dy herë të vështirë për banorët që ishin këtu, Meritoni dhe Bardhin i kam shokë. E kam parë veten këtu shumë të ngarkuar, për situatat e tij, madje më shumë se ai. Mua më duke sikur t’i krijon situata për të debatuar. Njësoj ishte dhe me Heidin para dy ditëve. Thua ke respekt por nuk po e shoh. Respekti tregohet me vepra. Kam mbyllur gojën për situatën e asaj vajze. Ti na le pa bukë dhe pa cigare, nuk mund të mbyll gojën. Je shumë gabim.
Meritoni: Ti mundohesh në çdo situatë të përfitosh. Ti duhet të thoshte nga ajo situatë, hej Meritoni bëri një gabim, hajde mblidhemi e diskutojmë si gjë.
Romeo: Ti më the që e bëre për qejf.
Meritoni: Po për qejf e bëra e them dhe tani.