“Ti njihesh për viktimizim”/ Meritoni i përmendi të bijë, Ledjona në lot: Turp për ty që je dhe prind vetë
Ledjona dhe Meritoni janë përfshirë në disa debate gjatë ditëve të fundit. gjithçka nisi pasi Meritoni i përmendi Mickey Mouse Ledjonës, teksa ajo i kërkoi e prekur që të mos e përmendte më, pasi Miki është emri i vajzës së saj. Edhe në spektaklin e sotëm, Ledjona u shfaq e prekur.
Nga ana tjetër, Meritoni vijoi të këmbëngulë se nuk përmendi vajzën dhe ishte pa të keq, teksa iu drejtua Ledjonës duke thënë se ajo po viktimizohet me emrin e të bijës.
Meritoni: Më tha që vajza e saj quhet Miki. Ne po bënim debat. Nuk kemi nevojë t’i përfshijmë fëmijët. Unë vetë jam baba, kam djalë 5 vjeç. Nuk kemi nevojë t’i përfshijmë
Ledjona: Ti e fute fëmijën
Meritoni: Ti njihesh për viktimizim.
Ledjona: Ti nuk lëndohesh nëse ta përdorin fëmijën? Gruaja që ke në krah e di si quhet vajza ime. Si të dbeatoja unë me ty kur ti gjithë kohësh më thërrisje emri ne vajzës.
Meritoni: Ti më ke provokuar ndaj Romeos. Unë kam filluar ta humbas besimin këtu brenda sepse po shoh fytyrat.
Erjola: Poshtërsia më e madhe e tij është që thotë se nuk ia ka thënë Ledjona që vajza ka atë emër, dhe ja ku doli.
Ledjona: Kurrë nuk ta kam përfshirë fëmijën.
Meritoni: Mos u viktimizo. Ta thanë dhe komentet që je personi që vetëm viktimizohet.
Ledjona: Është turp për ty që je prind vetë që e sjell situatën këtu.