Një e mirë dhe një e keqe/ Sara hap “Kutinë e Pandorës”, ja çfarë përmbnanin zarfet

Një e mirë dhe një e keqe/ Sara hap “Kutinë e Pandorës”, ja çfarë përmbnanin zarfet

Sara ka hapur “Kutinë e Pandorës”, nga e cila mori një të mirë dhe një të keqe.

Në zarfin e bardhë Sarës iu dha akses që të kërkonte në rrjet se çfarë është shkruar për të në rrjet brenda 120 sekondave.

“Në asnjë moment nuk kam lënë dikë për dikë dhe nuk kam bashkëjetuar me Jurgenin. Po lexoj se më së shumti janë me marrëdhnien rtime dhe se si dukesha unë para ndërhyrjeve të mija, por nuk është se ka ndonjë ndryshim”, u shpreh Sara pasi pa se çfarë është shkruar për të nga mediat.

Sa i përket zarfit të zi, Sara duhet të vendoste se nëse do të çonte në televotim të gjithë djemtë ose të gjitha vajzat e shtëpisë, ndërsa ajo dhe Ledjona janë imune.

“Këtë vit duhet të jetë viti i vajzave. Këtë vit ka vajza që kanë histori të jashtëzakonshme, pa lënë djemtë jashtë. Edhe pa qenë pjesë e grupit “Girls Power”, unë prapë vendos të gjithë djemtë në televotim”, ishte përgjigja e Sarës.

Kështu të gjithë djemtë shkuan në televotim.