“Ditët më të vështira për mua”/ Debatet mes tyre, çfarë po ndodh mes Heidit dhe Romeos?
21:38 - 24.02.2024
Dinamikat e spektaklit të fundit sollën dhe debati ne parë mes Heidit dhe Romeos, një nga tre çiftet e shtëpisë së “Big Brother VIP”.
Romeo i cilësoi ditët e fundit si më të vështirat, por nga ana tjetër, shtoi se ka besim të plotë tek Heidi. Edhe kjo e fundit u shpreh se Romeo nuk i ka lënë asnjë shkas që ajo të mos ketë besim tek ai.
“Është shumë e vështirë të analizoj sot gjithçka që ne kemi jetuar. Kanë qenë ditët më të vështira në këtë shtëpi. Unë nuk u besoj këtyre murreve, por asaj gocës po.”- tha Romeo.
“Unë i besoj Romeos dhe ai nuk më ka dhënë shkas që të mos i besoj.”- tha Heidi.
“Unë i kam bërë disa pyetje Heidit për të cilat prisja përgjigje, por ndonjëherë flasin dhe sytë dhe unë i kam marrë përgjigjet me sy.”- tha Romeo.