Juli më shumë lider se Romeo? “Ndizet” debati në shtëpi, Heidi: Njëri është i zemrës, tjetri…

Juli më shumë lider se Romeo? “Ndizet” debati në shtëpi, Heidi: Njëri është i zemrës, tjetri…

Gjatë spektaklit të kaluar, Heidi u pyet nga opinionisti Arbër Hajdari se cili prej Romeos hde Julit ishte më shumë lider sipas saj.

Ajo nuk dha një përgjigje dhe duket se kjo heshtje, u kthye në problem mes saj dhe Romeos. Në lidhje me këtë, sot ajo tha se nuk e sheh veten mes dy zjarreve, pasi raportin me du djemtë e ka të ndarë.

“Nuk është se e kam ndjerë veten mes dy zjarreve. Doja të kuptoja çfarë po ndodh mes dy djemve. Unë mendoj se të dy kanë pozicionet e tyre këtu brenda. Romeon nuk e ka lënduar qëndrimi im. Debatet që kemi patur ne kanë patur  fokus tjetër. Unë deri tani arrij t’i ndaj gjëërat. Njëri është i zemrës, tjetri mik i mirë. Unë me Julin kemi bërë humor bashkë, Nuk është se kemi folur aq shumë. Kuptohemi me sy, më pëlqen humori. Kam simpati për Julin. Unë ulem përballë Romeos sepse dua ta shoh në sy, ne kuptohemi me sy, prandaj nuk ulemi pranë njëri-tjetrit. ”- tha Heidi.

Nga ana tjetër, teksa komentoi situatën Rike u shpreh se nëse Heidi ka ndjenja për Romeon, nuk dueht të kishte dyshime dhe si përgjigje, duhet të thoshte se sheh Romeon si lider.

“Heidi më ka thënë gjithmonë pse nuk pozicionohesh. Ajo nuk po merr pozicionim për vete. Në rast se ke ndjenja, duhet të vendosësh partnerin tënd të parin. Ajo nuk duhet të ketë dyshime fare”- tha Rike.

Nga ana e tij, Romeo u shpreh se heshtja nuk e ka bezdisur dhe se asnjë nga banorët e tjerë nuk ka të drejtë të ndërhyjë.

“Kur nuk po e kërkoj unë pozicionimin pse ju bezdis juve të tjerëve?”-Romeo.

“A e bën çdo gjë me ndjenja ti, këtu pse nuk po ecin ndjenjat?”- Rike.

“Kur nuk ndikoj unë, kur nuk flas unë për vetën, asnjë nga këta nuk ka të drejtë të flasë. Atë mbrëmje unë nuk e kam parë fare. Juli ka thënë ‘Heidi pa nga mua’. Juli ishte brenda në pyetje, edhe unë dhe ai.”- tha Romeo.