“Nëse Gazi qëndron sot, do pajtohet me Julin”/ Arbër Hajdari vendos bast me Ledionin
22:18 - 24.02.2024
Gazi dhe Juli nga miq të ngushtë, duket se janë kthyer në kundërshtarë gjatë ditëve të fundit, teksa kanë patur debate të forta.
Megjithatë, opinionisti Arbër Hajdari mendon se e gjitha është një skenar mes dy banorëve, për të faktorizar Gazin, i cili sipas Arbit, i trembet nominimit. Sipas tij, nëse Gazi sot i shpëton nominimit, dy banorët do pajtohen brenda 3 ditësh.
Në lidhje me këtë deklaratë, ai vendosi dhe bast me moderatorin Ledion Liço.
“Nuk e besoj këtë prishjen mes tyre. Juli e sheh veten të fortë. Gazi bëhet keq nga nominimi, kështu Juli e sheh këtë debat si një mënyrë për ta faktorizuar. Nuk e marr dot seriozisht kur ngacmon Gazin. Nëse Gazi nuk del sot, atëherë ata do pajtohen brenda 3 ditësh.”- tha Arbër Hajdari.