Një zarf i zi, “krisje” mes miqësive dhe çifteve/ Ndiqni spektaklin e sotëm të “Big Brother VIP”
![Një zarf i zi, krisje mes miqësive dhe çifteve/ Ndiqni spektaklin e sotëm të “Big Brother VIP”](https://bigbrothervip.top-channel.tv/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot_7-7_sd.jpg)
Teksa javët kalojnë, situatat dhe dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” shtohen.
Çiftet e shtëpisë kanë qenë protagonistë, me Sarën dhe Bardhin që duket se i kanë zgjidhur mosmarrëveshjet mes tyre, ndërsa Romeo dhe Heidi kanë pasur debatet e para.
Por jo vetëm dashuritë, pasi edhe miqësite po vihen në provë, teksa Juliani dhe Gazmendi kanë pasur debate të forta. Një zarf i zi ka dënuar Ilnisën pasditen e djeshme, por sot, një tjetër ndodhet në shtëpi. Kush do dënohet këtë herë?
Për këto dhe shumë të tjera, do të keni mundësi ta ndiqni spektaklin LIVE, në transmetimet e Top Channel, në dy kanalet e dedikuara të Digitalb “Big Brother Vip 1” dhe “Big Brother Vip 2“, si dhe në kanalin zyrtar të Top Channel në Youtube.
“Big Brother Vip” sonte, në drejtimin e Ledion Liços, ora 21:00, vetëm në Top Channel!