“Nuk e kam parë asnjëherë si finalist”/ Prishet miqësia mes Julit dhe Gazit: E ka kapur deliri i madhështisë
Një nga debatet që ka marrë më shumë rëndësi gjatë ditëve të fundit në shtëpinë e “BBV”, ka qenë ai mes Julit dhe Gazit, dy banorë që kanë pasur një raport të ngushtë miqësor.
Megjithatë, duket se kjo shoqëri është prishur dhe sipas Gazit, shkak është bërë Juli, pasi e “ka kapur deliri i madhështisë”.
“Ne jemi në këtë pikë sepse Julin e ka kapur deliri i madhështisë. Gjithë darkës më thoshte sa lart ishte ky dhe sa poshtë isha unë. Është debat i vërtetë. Unë në shoqëri nuk e shoh këtë gjë, nëse shoqëria shihet me këtë lloj diference, unë nuk bëj shoqëri. Shokët e mi i kam pasur prej shumë vitesh. Ndihem i tradhtuar, sepse e kam pyetur dhe ky më shmanget.”- tha Gazi.
Nga ana e tij, Juli u shpreh se ai nuk e ka ulur Gazin, por edhe në rast se ka ndodhur që ka gabuar, Gazi duhet ta kishte diskutuar me të para se të fliste me banorët e tjerë.
“Ajo biseda që pamë në fillim ishte vetëm mes meje dhe Gazit. Pjesa që e kam pyetur se si ndihej në shtëpi, ishte mes meje dhe Gazit. Po të doja ta ulja, do e bëja mes gjithë banorëve. Pasi u prish muhabeti, sigurisht e bëra para banorëve. E pyeta se e ndien veten në raport me atë që na vjen nga jashtë. Ja kam thënë si shok, ky nuk e ka marrë të tillë por nuk e ka problem. Nëse Gazit, i është prishur qejfi, kam bërë unë gabime etj…si shok, nëse më ka konsideruar të tillë, unë do e bëja bisedë me shokun njëherë, pastaj me të tjerët. Unë nuk e kam cilësuar asnjëherë si finalist. Nuk është kusht të krijosh miqësi me dikë që është i fortë. Unë e kisha qejf, na shkotne muhabeti prandaj krijova miqësi me të. ”- tha Juli.