Një ish-fitues dhe një finalist, të shtunën 2 banorë të rinj në BBV3!

Një ish-fitues dhe një finalist, të shtunën 2 banorë të rinj në BBV3!

Dinamikat në shtëpinë e “Vëllait të Madh” sa vijnë dhe po bëhen më intensive.

Aventura televizive është në kulmin e saj, teksa surprizat nuk kanë fund.

Ashtu siç ishte paralajmëruar, këtë fundjavë banorëve do tu bashkohen edhe dy hyrje të reja.

Bëhet fjalë për dy ish-konkurrentë të këtij formati, njëri finalist ndërsa tjetri fitues i njërit edicion.

Jetmir Salaj dhe Liam Mandiaro janë dy djemtë që të shtunën do të rinisin edhe njëherë rrugëtimin e tyre në këtë format.

Eksperienca e tyre mbetet për tu parë, ashtu sikundër edhe gjithë surprizat dhe te papapriturat që ky emision mbart.