Bardhi: E kam gjykuar atë gjest, por…/ Banorët komentojnë debatin Rike-Meriton
Një nga situatat më të komentuara ka qenë lidhur me veprimin e Meritonit, i cili gjatë një debati me Riken hoqi rripin e pantallonave. Gjatë prime të sotëm, banorët e tjerë të shtëpisë kanë komentuar situatën.
Bardhi: Gjestin e Meritonit nuk e justifikoj në asnjë pikë. E kam dënuar, e kam gjykuar vetë atë veprim.
Roza: Meritoni po bën lojë të pisët sepse është në nominim. Të flasësh ato fjalë ordinere, unë të kam thënë që nuk të flas më… Gjesti që ke bërë ti!
Sara: Meritonit i kam qëndruar shumë afër, veprimi i tij është totalisht i dënueshëm dhe nuk e kam mbështetur. Por unë e shoh si situatë shkak-pasojë. Jam skandalizuar me mënyrën si i është drejtuar Rikja Meritonit. I tha nuk je burrë, je vajzë… Keni frikë nga argumentat e mia. Këto moralistët e mëdhenj, nuk e ndaluan këtë vajzën kur e gjuajti atë djalin. Në këtë divan ka qenë Juli, Rikja, Ledjona Roza. Asnjë nuk e ka ndaluar Riken… Duhet të dënohen të dyja palët.
Rikja: Më tha pas prime, ti je gocë e keqe, do të të nxjerr nga shtëpia. Pastaj ka qenë reagimi.
Egla: Më ke thënë Meritoni është pengesë sepse e njoh nga jashtë.
Rikja: Sepse ata që njoh nga jashtë i dua shumë. Meritoni po më fliste në mënyrë shumë të keqe… Ky djalë më kërkon gjithmonë falje. A janë të vërteta apo për të larë gojën?
Meritoni: Kur ndihem keq e kërkoj një falje me zemër.