Fitoi Big Brother 3, Jetmir Salaj rikthehet në shtëpinë më të famshme në Shqipëri si banor

Fitoi Big Brother 3, Jetmir Salaj rikthehet në shtëpinë më të famshme në Shqipëri si banor

Nga fitues i Big Brother 3 në banor i Big Brothër VIP 3. Jetmir Salaj është riktheyr që të jetë sërish një konkurrent në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

“Kohët e fundit, kjo lojë ka rrëshqitur nga binarët. Jo me atë që bëja unë. Unë kam qenë 25 vjeç, tani jam 40. Kjo revolta ime e brendshme më bëri që të vijë. Ta vëmë në shina këtë lojë. Të mos mallkojmë e të shajmë. Mendoj se kjo rezonanca e ‘Big Brother’-it është përtej oqeanit. Diaspora ndjek gjithçka që ndodh në këtë vend. Kjo më bëri të vijë këtu dhe ta fitoj këtë lojë.

Jetmiri nuk ka qenë fans i Luizit dhe nuk është fans i Romeos. Jetmiri është fans i së vërtetës. Unë s’kam qenë fans i Luizit, por kam bashkëvuajtur me Luizin për ta shpallur fitues.

Unë do fitoj Big Brother-in dhe do i tregoj se fitohet pa të shara”, ishin fjalët e para të Jetmirit.