“Bëra gabim”/ Sara flet pas eleminimit nga loja: Unë kam kafshuar shumë herë gjuhën…
Sara ka mbërritur në studione e “Big Brother VIP” pas eleminimit të saj nga loja.
Ajo u hspreh se impulsiviteti i saj doli në pah nga presioni i lojës, ndërsa pranoi se ka bërë gabim.
“Përveç konkurentëve që janë këtu, askush nuk e di se çfarë ndodh aty brenda. Nëse je impulsiv jashtë, aty je 100 herë më shumë. Ah more Bardhi. Unë i kam vënë unazën në gisht sepse doja t’i lija diçka. Unë kam kafshuar shumë herë gjuhën me Françeskën. Kam bërë gabim. Ishte e duhur dalja ime, ata aty brenda janë më të kontrolluar dhe më të frenuar se unë ata brenda. Unë nuk e mnaipulova situatën. Por nëse kam bërë diçka të mirë me hyrjen time, është që u bëra shembull për të tjerët. Mora një mësim shumë të mirë që me impulsivitetin tim, deri në ditën e 52-të arrita.”- tha Sara.
Drejtuesi i spektaklit Ledion Liço e pyeti në lidhje me Bardhin, me të cilin ajo ka krijaur një lidhje brenda shtëpisë, se a do e priste tani që doli.
“Sigurisht që do e pres Bardhin jashtë, unë nuk e di si do e nis ditën pa të”- tha Sara.