“I tha Bardhit i paburrë”/ Debati i ashpër, Sara tregon si nisi konflikti me Françeskën
Sara dhe Françeska u përfshinë në një debat të ashpër disa ditë më parë, që përfundo ime konfrontim fizik.
Në lidhje me këtë, Sara ka shpjeguar sot se si nisën debatet mes tyre, teksa tha se gjithçka nisi 5 ditë më parë, pas një bisede mes Françeskës dhe Bardhit.
“Prita dhe një video, momentin kur Françeska ka nxjerrë valixhet e mija tek dera pas pasur asnjë konflikt me mua. Ka shkuar tek Bardhi më pas dhe ka thënë fjalët më të ulëta. Unë ndaj saj kam pasur një marrëdhënie shumë neutrale. Gjithçka nisi 5 ditë më parë kur ajo i kishte thënë Bardhit që je i paburrë sepse dukesh nga niveli i vajzës që ken në krah. I kam shkuar dhe i kam thënë që ti do dalësh para meje dhe derën do të ta mbyll unë. Nuk kam bërë debat me të deri kur kam pasur një konfrontim tjetër. Unë kam pyetur në dhomën e rrëfimit a ekziston rregulli që ndlaohe hyrja e dy personave në tualet dhe më kanë thënë po, prandaj e mendova këtë gjë.
Unë kam këkruar ndjesë që pasi është bërë ky veprim. Unë nuk mendova kur e bera, e harrova publikun. Kërkova ndjesë publike.” -tha Sara.