“Të gjithë e mendojnë”/ Jetmiri: Juli dhe Romeo bashkëpunëtorë në lojë, njëri ndërton, tjetri rrëzon
Edhe pse ka vetëm pask ditë në shtëpi, Jetmiri u bë protagoniset, kryesisht me debatet që ka pasur me Julin dhe Romeon.
Ai ka deklaruar se i sheh dy banorët si bashkëpunëtorë në lojë, duke thënë se kanë një aleancë. Kjo ka hasur në kundërshtimin e Julit, i cili tha se Jetmiri nuk ka kuptuar asgjë nga loja e “Big Brother Vip” dhe se nuk e di ku është futur.
“Unë erdha dhe bëra një sondazh. Mu duk sikur të gjithë kishin të njëjtin mendim, që Juli dhe Romeo bashkëpuojnë në lojë. Juli krijon, Romeo rrëzon, e pranoi vetë e tha me gojën e tij. Tani kjo këtu është një provë. Një njeri në moshën e Julit thotë u nxitova, gabova pa dashje kur u cënua buka e gojës. Nuk është çështja pranimi i gabimit. Doja të kuptoja arsyen që e shtynë Julin drejt këtij veprimi. Nëse Juli na jep një argument të besueshëm pse e ka bërë këtë veprim nuk e besoj dot se logjika en jë lojtari të tillë, të zgjedhur lider të bëjë një veprim të tillë. Ose është delirant, ose kokëbosh”- tha Jetmiri.
“E para unë nuk jam lider por Jetmi përdor ca terma që nuk i di. Jetmirit ja kam dhënë arsyen por ai zgjodhi të mos e dëgjonte. Jam shumë i zhgënjyer nga një njeri që e ka fituar këtë lojë që duke bërë një sondazh tregon që nuk e ka kuptuar fare këtë lojë. Ky nuk di ku është futur, se çfarë do këtu. Ky njeri ose është delirant, ose injorant ose atakues. Dua të të falenderoj që ke ardhur nga jashtë me informacion dhe ke ardhur direkt tek dy më të fortët. Faleminderit” -tha Juli.