“Majë takave me sytë e nxirë…”/ Julia zgjedh veshjen me simbolikën e veçantë për spektaklin e sotëm
21:12 - 09.03.2024
Julia zgjodhi që gjatë spektaklit të sotëm, të jepte një mesazh të fortë për të gjitha gratë dhe vajzat, pas festës së 8 Marsit.
Ajo kishte zgjedhur të vishej serioze dhe me taka, ndërsa tha se edhe majë takave dhe të lodhura, gratë janë shumë të forta. Po ashtu, ajo në qafë mbante një fjongo të kuqe, me të cilën, Julia do të kujtojë ato gra dhe vajza që janë vrarë nga dora e një mashkulli.
“Këtë veshje e tregova për të treguar që ne mund të rrimë dhe majë takave, me sytë e nxirë dhe fyryrën e lodhur dhe të tregojmë që mund t’ia dalim. Dhe fjongon e kuqe e kam vendosur në kujtim të vajzave, grave, motrave që ju është marrë jeta nga dora kriminale e një burri”- tha Julia.