“S’më intereson nëse ndahen apo bashkohen”/ Çfarë qëndrimi mbajti Heidi në debatin mes Romeos dhe Julit?
Ka nisur mbrëmjen e sotme spektakli i madh i ‘Big Brother VIP 3’.
Mbrëmja ka nisur me debatin mes Romeos dhe Julit, dy prej poleve kryesore të shtëpisë, teksa shkak është bërë Heidi, e cila nga 2 banorët trajtohet si trofe.
Teksa është transmetuar për banorët një klip mes diskutimeve të forta që kanë qenë për treshen Juli, Heidi dhe Romeo kaq ka mjaftuar që të nisin sërish diskutimet.
Pjesë nga debati:
Juli: Ky nuk ka asnjë interes të ndahet për shkak të lojës. Unë nuk e di pse u ka ardhur ndarja këtyre as nuk e kam diskutuar asnjëherë. Nuk më intereson fare a ndahen apo bashkohen, për mua janë dy lojtarë të veçantë. Po ta ktheni kokën pas unë e kam ndihmuar këtë lidhje që nga shfaqja Romeo dhe Zhulieta.
Romeo: Ore ç’të duhet ty, je artist. Ne do të të marrim leje ty, na fal ore Juli… Janë disa gjëra këtu që janë përtej lojës, siç bëhet fjalë për lidhje.
Ledion Liço: Kush e vendos kur bëhet fjalë përtej lojës?
Juli: E vendos Romeo
Romeo: Unë jam rritur me një artist si ky dhe kam respekt por ky nuk njeh norma. Në momentin që unë i them Julit, të lutem më respekto dhe mos e prek këtë gjë…
Juli: Unë për lojë nuk të respektoj fare
Romeo: Kjo nuk është më lojë, sepse ti the që, pa Heidin jam i dobët
Ledion Liço: Ti a je në këndvështrimin e Romeos që një lidhje e krijuar brenda shtëpisë nuk duhet të preket?
Heidi: Këta të dy kanë patur probleme me njëri-tjetrin dhe unë nuk kam dashur të futem në situatën e këtyre dy njerëzve.
Unë kam qenë në një situatë konfuze sepse brenda nuk po luaj në asnjë lloj forme dhe fokusi im ka qenë që të rregulloja marrëdhënine me Romeon. Nga ana tjetër unë me Julin kam dashur të afrohem por ai edhe njëherë solli situatën time me Romeon dhe lidhjen. Unë këtu brenda dua të më shikojnë si lojtare. Juli ka ndërhyrë dhe është futur në mes të kësaj situate.
Ne të dy jemi me vertetë të ndarë totalisht dhe unë brenda jam lojtare. Kam bërë gabim Ledjon, unë mendoj që Romeo është i fortë dhe veten e mendoj të fortë.
Ndërkohë ju keni mundësinë ta ndiqni spektaklin LIVE, në transmetimet e Top Channel, në dy kanalet e dedikuara të Digitalb “Big Brother Vip 1” dhe “Big Brother Vip 2“, si dhe në kanalin zyrtar të Top Channel në Youtube.