“Tekja” nxit debate në Big Brother VIP, Sara për Ilnisën dhe Meritonin: Asnjëri nuk më duket i dashuruar me tjetrin
Sara dhe Ilnisa kanë debatuar sa i përket batutës ‘teke dashurie’ të thënë nga blogerja, çka nënkupton një akt seksual sipas saj. Ky moment ka hapur debate të vjetra mes dyshes, kur në ditët e para të hyrjes në shtëpi Sara i ka thënë Ilnisës “do të të marr Meritonin”.
E pyetur pse e ka thënë, Sara u shpreh se ka qenë shaka nga ana e saj për shkak se Ilnisa shpesh e ka përdorur atë për të luajtur kartën e saj të xhelozisë. Sipas Sarës, sa herë që është munduar ta sqarojë, Ilnisa është larguar nga tavolina duke mos pranuar të diskutojë me të. Sara akuzoi Ilnisën se kishte folur keq për të pas shpine, dhe e kishte ofenduar duke thënë që ‘ti shkon në Dubai’ apo dukesh si stjuardesë.
Nga ana tjetër, në referencë të batutës së fundit “teke dashurie”, Sara sqaroi se ka kuptim seksual pasi asnjëri nga çifti Ilnisa-Meriton nuk i duket i dashuruar me tjetrin.
Pjesë nga debati:
Ledioni: A ke pasur ti ndonjëherë një shikim romantik për Meritonin, apo ishte një batutë e thënë aty për aty?
Sara: Unë në momentin që kam hyrë këtu në asnjë moment nuk e kam parë Meritonin me një sy romantik apo idenë se mund të ketë diçka mes nesh. Por s’kam pasur ndonjë sqarim nga ana e Ilnisës.
Ledioni: Po batutën “do të të marr Meritonin”, pse e the?
Sara: E kam thënë për shaka sepse jam munduar disa herë të sqarohem…
Ilnisa: E the direkt që e kishe për shaka?
Sara: Po, ua kam sqaruar të gjithëve.
Ilnisa: Ti ua sqarove të tjerëve jo mua.
Sara: Edhe ty, të thash ishte shaka për arsye se ti nuk ke pranuar të diskutosh me mua.
Ilnisa: Mua m’u duk shumë e tepruar që ti që në ditën e dytë të qëndrimit tënd në shtëpi të nxjerrësh një flamur të tillë.
Sara: Unë sa herë jam munduar të sqarohem me Ilnisën ajo më ka bërë bllok mua, është munduar të largohet nga tavolina. Asnjëherë nuk ka dashur të bëjë një diskutim me mua pavarësisht se ka qenë ajo që më ka ofenduar duke më thënë ‘ti shkon në Dubai’, ti dukesh si stjuardesë, ka folur pas shpinës time. Është munduar të luaj kartën e xhelozisë me mua dhe unë jam ndjerë shumë keq realisht që nuk kam mundur ta sqarojë me Ilnisën se çfarë ka me mua. Nuk ma ka dhënë hapsirën.
Ledioni: A beson ti te marrëdhënia e Ilnisës dhe Meritonit?
Sara: Nuk mund ta them, nuk i kam parë shumë por…
Ilnisa: Por që mendon për këtë marrëdhënie…
Ledioni: Aq sa i ke parë.
Sara: Nuk më ka interesuar shumë të shoh marrëdhënien e tyre, kemi pasur edhe gjëra të tjera në shtëpi.
Ledioni: Kush të duket më i dashuruar prej të dyve me tjetrin?
Sara: Asnjëri, asnjëri… Ilnisa luan kartën e xhelozisë ama nuk e kam parë vërtetë xheloze. Më duket sikur po e përdor këtë si shkak për t’u faktorizuar dhe duke qenë se nuk ka shoqe reale në këtë shtëpi, thjesht po e përdor si një pretekst. Nëse do të kishte qenë vërtetë e shqetësuar do të kishte ardhur te unë dhe do të kishim diskutuar si dy femra të rritura. Nuk është munduar asnjëherë ta bëjë këtë dhe më vjen keq për mënyrën e komunikimit.
Ilnisa: Me atë mënyrë komunikimi, me mënyrën se si iu referove marrëdhënies time? Që unë bëkam teke në shtëpi, që mua më mbaka marrëdhënia intime në shtëpi. Një formë gati patetike për mënyrën se si ju të gjithë merreni me marrëdhënien time në këtë shtëpi.
Sara: Mund ta sqarojmë këtë gjë Ledion sepse kjo më ka akuzuar mua për komentin që është bërë gati anonim në lojë dhe unë nuk e kam bërë atë koment. Ajo i ka thënë Meritonit që Sara e ka shkruar atë koment anonim, ndërkohë që unë nuk e kam shkruar atë koment për Ilnisën. Më ka akuzuar dhe nuk e kuptoj pse?