Sara flet për takimin me familjen e Bardhit në Kumanovë/ Bardhi zbulon për gjendjen shëndetësore të mamasë…
Gjatë prime të sotëm, Bardhi dhe Sara kanë qenë të ftuar mes ish-banorëve. Dyshja është shprehur për ditët e para së bashku jashtë shtëpisë më të famshme.
Bardhi: Mami është mirë… Ishte një javë e sikletshme dhe jam ndjerë shumë keq me mënyrën si dola dhe me komenetet me rastin e nënës dhe familjen time. Mami është mirë dhe faleminderit ata që kanë pyetur. Ishte një javë shumë e vështirë sepse lexova komentet në rrjete… I pashë kryqëzimet që i kishin bërë Sarës, ishte gjykuar si e pamoralshme e shumë të tjera. Moralin e saj e njoh, e kam zgjedhur me dëshirë dhe do jetë nëna e fëmijëve të mi.
Sara: Më ka ardhur shumë keq për komentet. Kur kam shkuar në Kumanovë kam takuar familjen e Bardhit. Ata ishin të ngrohtë dhe mikpritës. Më duan dhe më respektojnë dhe Bardhi bën shaka se i duket që më duan më shumë se ai… Për sa kohë ushqehet kjo nga njerëz që nuk i njoh, më janë vendosur emra meshkujsh që unë nuk i njoh…