“Shok pa dinjitet, nuk t’i thotë gjërat në sy…”/Debat i ashpër mes Meritonit dhe Romeos…
Miqësia e Romeos dhe Meritonit është ‘krisur’ gjatë ditëve të fundit me një debat që ka vijuar edhe gjatë prime të sotëm.
Romeo: Ka pasur disa situata Meritoni, por ai i harron shumë shpejt…
Meritoni: Jo, ti i harron shumë shpejt.
Romeo: Ka qenë situata e dasmës. Ngrita dorën, mori votat për të marrë dasmën. Nuk ftoi Sarën dhe Vesën, të gjithë e dinë si shkoi situata… Pasi i kërkoi falje Sarës, ajo nuk e besoi, por unë shkova dhe e binda. Te situata e rripit, i kam qëndruar afër dhe unë mund të përfitoja. Te situata e hallvës i kam ndenjur në krah atij dhe Ilnisës.
Meritoni: Te dasma, Romeo ka lënë ceremoninë e dasmës. Te pjesa e rripit, ishte Romeo që e bëri më të madhe situatën… E treta, në situatën e hallvës, ishte Romeo që e pa Erjolën të gatuante hallvën për Ilnisën dhe nuk erdhi të më thotë…
Romeo: Unë mendoj që Meritoni ndikohet në këtë shtëpi… Meritoni do të dalë në prime. Një shok që të qëllon te dhoma e rrëfimit, që nuk ka pikë dinjiteti, që nuk t’i thotë gjërat në sy…