Në nominim përballë Rozës, Françeskës dhe Ilnisës, Sara Karaj lë shtëpinë e Big Brother
Sara Karaj është banorja që ka lënë sot shtëpinë e Big Brother VIP.
Në një televotim të fortë me Rozën, Françeskën dhe Ilnisën, Sara për shkak edhe të dinamikave të krijuara në shtëpi nga banoret e tjera, ka qenë më tepër e rrezikuara, duke dalë.
E pyetur se pse ishte kaq e shkurtër eksperienca e saj në Big Brother, Sara tha se dëshira e saj më e madhe ka qenë ta shijoj.
“Jam futur në një moment që Shtëpia kishte shumë intensitet në shtëpi dhe e humba pak veten javën e fundit. Big Brother ka qenë një dëshirë e imja shumë e madhe që ta provoj si eksperiencë, ta shijoj dhe e kam shijuar”- tha Sara.
Por me kë nga vajzat e shtëpisë do të ruaj marrëdhënie të mira edhe pas daljes? Sara tha se: “Me të gjitha vajzat i kam ruajtur marrëdhëniet, ndoshta kjo ka qenë edhe një nga arsyet pse mund të jem pezulluar kaq shpejt nga loja. I dua vajzat, i kam parë si shoqet e mija aty dhe patjetër do të ruaj marrëdhënie me të gjitha.”