Nga veza në kokën e Romeos, tek hedhja në shtrat/ Ledjona dhe Françeska shpjegojnë veprimet e tyre
Përveç debateve të forta, gjatë ditëve të fundit, në shtëpi banorët kanë krijuar situata duke përdorur dhe ushqimin. Ledjoja fillimisht ka gjuajtur me vezë në kokë Romeon, e më pas Françeska, ka hedhur vezë në shtretërit e disa prej banorëve.
Ledjona shpjegoi se e kreu veprimin në inat e sipër, pasi sipas saj, Romeo e kishte ofenduar dhe më parë. Nga ana tjetër, Françeska tha se e bëri për vëmendje, pasi ndjente se po injorohej nga banorët.
Ledjona: Kërkoj ndjesë për atë veprim. Është herë e parë që ndodh nga unë. Unë e kam treguar gjatë qëndrimit tim se e vlerësoj ushqimin, e kam treguar dhe te ferma. Ai veprim ka ardhur në inat e sipër pas këndimit të refrenit të këngës nga Romeo, i cili më është drejtuar me fjalët dele, ushtar e ofendime të tjera. Mbaj përgjegjësi, e kam nisur si shaka pa menduar se do marrë këto përmasa.
Françeska: Vezët që hodha unë ishtin të skaduara sepse i kisha më parë. Veprimi im nuk ishtei cekur sa duket. Pas një dite shumë të gjatë dhe zënkave që arritën kulmin mes dy meshkujve. Jam përpjekur të hspreh mendimin tim, por nuk më lejojnë dhe më dalin para me fjalët më denigruese. Unë isha shumë e nxehur dhe en garkuar dhe e bëra për të tërheuqr vëmendje. Debati u shty në hajde injorojmë Françeskën dhe u shua pas atij veprimi.