Viktima të ngacmimeve seksuale/ Roza dhe Julia tregojnë pse ndanë historitë e tyre në BBV
Spektakli i kësaj të marte në Big Brother VIP ka nisur me mesazhe shumë të forta, teksa vajzat e shtëpisë kanë ndarë hisotri që prekin shumë gra.
Roza dhe Julia treguan se kanë qenë viktima të ngacmimeve seksuale duke treguar se i ndanë këto histori, si mesazh për të gjitha vajzat që kanë përjetuar të njëjtën gjë.
Julia: E falenderoj Vëllain e Madh që u jep zë këtyre bisedave që ne bëjmë tek-tuk. Arsyeja pse unë e ndava, unë nuk kam përdorur emra, sepse janë të parëndësishëm për ngjarje. Dua ta ndaj, sepse mendoj që kjo gjë ende nuk është tejkaluar, madje vazhdon të jetë në rrugëtimin e shumë vajzave të reja që kanë ëndrra. Nuk e them si hamendësim, e di sepse kam folur me vajza të reja. Një shkas për këto janë edhe ato që shkruhen kur ne bëjmë lojëra për Erjolën. Unë këtë vajzën e shoh përditë dhe nuk ka asnjë sjellje për ato fjalë. Ne që e kemi këtë moshë, duhet të ngremë zërin sepse e kemi kaluar fikën. Duhet të flasim që ato të mos kenë frikë dhe të realizojnë ëndrrat
Roza: Historia që unë tregova ka ndodhur në një TV që është mbyllur dhe me një njeri që nuk është shqiptar. I dhashë zë për vajzat që kanë këtë histori. Jam duke u dukur më shumë, kështu që po të kesh talent dhe vendosmëri, mund të ngrihesh shumë lart. Ky ishe mesazhi im për vajzat dhe gratë që përplasen me të tilla fenomene.