“Ndihem e vetmuar…”/ Françeska e përlotur nga malli për të birin surprizohet nga Vëllai i Madh
Françeska është surprizuar sot nga Vëllai i Madh, ndërsa e përlotur ka dëgjuar të birin t’i thërrasë “mami” si dhe është takuar me gjyshen e saj.
Françeska: Në shtëpi ndodhemi në një situatë ku brenda një dite mund të kalosh shumë emocione dhe ndonjëherë ngarkesa e madhe dhe emocioni bëhen shumë. Por unë jam shumë mirë dhe të gjithë këtë dhimbje që kam, mundohem ta kthej në forcë.
Ledioni: A ke ndonjë njeri me të cilin mund të flasësh aty Françeska sepse ndonjëherë të shoh që mundohesh të flasësh me banorët aty brenda dhe të kthejnë krahët.
Françeska: Me thënë të drejtën ndihem shumë e vetmuar Ledion. Unë vij nga një familje dhe shtëpi me shumë dashuri dhe këtu kam gjetur vetëm shpatulla të kthyera që gjithë kohën më thonë ik. Ik andej, mos fol, ik, foli kjo, u fut si pykë… dhe mblidhen.
Unë e kam thënë shpesh që nga ky format dua vetëm një gjë, që ta shijoj dhe as nuk e mendoj fare çmimin e madh. Dua ta shijoj dhe të përfitoj më të bukurën nga ky format. Dhimbja ime më e madhe ka qenë se kam lënë djalin tim të vockël jashtë. Kur tgi e lë copëzën e zemrës tënde jashtë dhe vjen këtgu dhe pritesh nga shpatulla të kthyera është shumë e vështirë. Shpesh e pyes veten pse jam këtu, për çfarë kam ardhur këtu? Pse e kam lënë jetën time kaq të bukur jashtë, për tg’u nënçmuar nga këta njerëz këtu, për tu ulur shpesh duke më tallur dhe duke më thënë ‘hë moj u bullizove ti’, ‘hë moj sa e frikshme je’, ndërkohë kam dalë ndoshta shumë e keqkuptuar nga banorët sepse nuk më lënë të flas për të dalë te e vërteta ime.
Më pas Françeska foli edhe për dashurinë e saj të madhe për gjyshrit, dhe se si ka përjetuar mungesën e tyre gjatë fëmijërisë së saj kur prindrit e linin vetëm në shtëpi së bashku me motrën për të shkuar në punë.
“Unë herën e parë që kam ardhur në Shqipëri ka qenë kur kam qenë adoleshente sepse nuk kemi pasur dokumenta. As dajat nuk ishin në Shqipëri dhe më dukej sikur gjyshrit ishin braktgisur nga ne. Mami dhe babi në Angli u është dashur të punonin gjatë gjithë kohës që ne të mbijetonim dhe gjithë kohën ne nalinin në shtëpi vetëm dhe unë gjithë kohën mendoja se sa mirë do të ishte të kishim nënën dhe gjyshin që të kujdeseshin për ne. Shihja shokët dhe shoqet që çdo fundjavë që shkonin te gjyshrit dhe unë dhe motra që rrinim në shtëp;I gjithnjë vetëm. Gjithë kohën e lirë që kam unë v ij në Shqipëri për ta kaluar me nënën. Ndihem shumë keq se ajo ka vuajtur shumë në jetën e saj dhe dua që ajo të ndihet e dashuruar nga ne, e plotësuar nga ne, dhe të mos jetë e vetmuar sepse nuk e Meriton. Është një nënë e mrekullueshme. Më jep shumë dashuri, më do shumë dhe dua t’i jap mbrapa atë që më jep”- tha Françeska.
Më pas Vëllai i Madh ka luajtur një klip të Françeskës në të cilin ajo rrëfen për fëmijërinë e saj, si erdhi në Shqipëri në moshën 15-vjeçare dhe sa shumë i flisnin prindrit për gjyshen. Në klip gjithashtu ishte shtuar diçka ekstra, një moment nga djali i Françeskës, Charli 1-vjeç e gjysmë, i cili thërret mama. Ky moment e ka bërë Françeskën të qajë me dënesë.
“O jeta ime… Faleminderit Ledion, sa më ke lumturuar se ke idenë. Ai është gjysma e shpirtit tim. Më duket si një burr i vogël, gati për t’u bërë dhëndërr. Sa më kishte marrë malli për fytyrën e tij. Doja ta shihja vetëm për një sekond sepse më kishte marrë shumë malli. Gjithsesi nuk e dua këtu sepse po erdhi Charli këtu unë e marr për dore dhe iki”- tha Françeska e përlotur.
Por në vend të të birit, i cili për shkak të moshës së vogël nuk mund të ishte fizikisht në program, Vëllai i Madh i ka bërë Françeskës një tjetër surprizë duke i sjellë gjyshen në Shtëpi. Nëna me përqafimin e saj dhe fjalët e ëmbla ka qetësuar Françeskën duke i thënë se ishte shumë krenare për të.