Fronte të reja sulmesh në shtëpi? Me surpriza dhe rrëfime emocionuese, ndiqni spektaklin e sotëm të “Big Brother VIP”

Fronte të reja sulmesh në shtëpi? Me surpriza dhe rrëfime emocionuese, ndiqni spektaklin e sotëm të “Big Brother VIP”

Java e fundit ka qenë plot dinamika për banorët, por gjithashtu edhe me debate të forta.

Avantazhi i Heidit për të dërguar në nominim 3 banorë, ngjalli debate të forta me Vesën, e cila e quajti këtë vendim si sulm ndaj saj. Por kush mes Heidit, Romeos dhe Vesës po sulmon kë? Nga ana tjetër, një miqësi që lindi prej ditëve të para mes Julit dhe Heidit duket se është prishur. Çfarë po ndodh mes tyre?

Edhe Meritoni dhe Ilnisa patën debat mes tyre, por gjërat duket se janë sheshuar. A ishte xhelozia shkak për këtë? Cila prej Vesës, Françeskës, Rozës dhe Ledjonës do të lërë shtëpinë sot?

Për këto dhe shumë të tjera, ndiqni spektaklin e sotëm në transmetimet e Top Channel, në dy kanalet e dedikuara të DigitAlb, “Big Brother VIP 1” dhe “Big Brother VIP 2” si dhe në kanalin e Youtube.

“Big Brother Vip” sonte, nën drejtimin e Ledion Liços, ora 21:00, vetëm në ekranin e Top Channel!