I tregoi derën e kuqe, Juli: Jam i mërzitur nga sjellja e Heidit, kthesë 180 gradë! Romeo: Je me dy standarde
Ajo çka nisi si një bast gjatë sfidës me pastat “Daimond” përfundoi në një përplasje mes Julit dhe Heidit. Me modelen që theksonte se nuk kanë thyer makarona dhe aktorin që insistoi se i kishin thyer, ajo çka nisi si një bast mes banorëve, përfundoi duke i treguar njëri-tjetrit derën e kuqe.
Heidi e konsideroi manipulues, ndërsa në kundërpërgjigje Juli është shprehur se nuk vë bast me atë që thotë “jam ndarë…”.
Ledioni: Kush është Heidi, mashtruese, lojtare apo emocionale?
Juli: Ajo ka bërë lojë. Por targeti i Heidit nuk është Romeo, por ka hequr vajzat që ndoshta i sheh kundërshtare në lojë.
Romeo: Po jo more, se nuk je aq budalla mor burr. S’je aq naiv…
Juli: Në televotim ne prisnim që të ishin disa njerëz që i ka konsideruar armiq dhe nuk i duron dot.
Romeo: Na analizo targetin, analizoje. Por nuk e analizon dot sepse të bllokohen llocet.
Juli: O djalosh, vuaj sa të duash tani…
Romeo: Je duke folur me dy standarde.
Ledioni: Heidi e ka nominuar Vesën me paramendim apo është emocionale. Pra nuk ka target Romeon apo për të hequr aleatët e Romeos?
Juli: Unë mendoj se nuk e ka fare target Romeon… Këtu s’ka lidhje ai, ai futet si pykë gjithandej.
Ledioni: Romeo ka lidhje në momentin që ti përqesh Heidin dhe thua jeni ndarë. Kur ti vazhdon dhe sot e kësaj dite megjithëse ajo të ka thënë që janë ndarë, ti thua në dhomën e rrëfimit “i dashuri i asaj”.
Romeo: Mbro mendimin tënd. Je me dy standarde. Mbro mendimin tënd. Mbro mendimin tënd. S’po të ofendoj…
Juli: Si mund të jesh kaq injorant televiziv.
Romeo: Shife, ky është Juli. Unë se ofendova në asnjë moment.
Ledioni: Çfarë mendon se me ato që dëgjove në klip, ku Heidi thoshte në dhomën e rrëfimit që dua të largoj Julin nga shtëpia?
Juli: Unë jam i mërzitur nga sjellja e Heidit sepse nuk e kam pritur këtë kthesë nga ajo 180 gradë. Unë mesa di raporti im me Heidin ka qenë shumë korrekt, shumë dashamirës. E kam mbrojtur dhe këtu edhe te konflikti që kam pasur me Romeon për shkak të ndërhyrjeve në çift, kam dashur ta përjashtoi nga kjo historia, ta largoj nga intrigat e mëdha që janë bërë me këtë dyshe dhe papritur shoh dikë që thotë në dhomë të rrëfimit se do ta largoj nga shtëpia dhe të thotë këto batutat “te dera, te dera…”.