Ledjona Xheladinaj lë shtëpinë e Big Brother VIP: Dua që ta fitojë Egla!

Ledjona Xheladinaj lë shtëpinë e Big Brother VIP: Dua që ta fitojë Egla!

Ledjona Xheladinaj është banorja e radhës që lë shtëpinë e Big Brother VIP 3. Në një nominim të fortë përballë Eglës, Ilnisës, Heidit dhe Jetmirit, Ledjona i ka dhënë fund rrugëtimit në shtëpinë më të famshme si banorja më pak e votuar nga publiku.

E pyetur se çfarë e penalizoi, Ledjona u përgjigj Ilnisa ndoshta ka pasur si avantazh romancën. Sakaq, sa i përket lojës, gazetarja u shpreh se nuk i pëlqenin etiketimet se ndodhet nën hijen e Julit.

Mirëpo kush e fiton Big Brother sipas Ledjonës? E pyetur drejtpërdrejt nga Arbri, ish-banorja përgjigjet se përtej sherreve do të donte që këtë vit ta fitonte një vajzë dhe ajo është Egla.

Pjesë nga biseda:

Ledjona: Më mësoi të njihja veten më shumë. Mendova se e njihja, por kam mësuar shumë. Duhej shumë durim, kishte shumë tension, kam mësuar të njoh veten më shumë, të jetoja me njerëz të panjohur. Ti nuk e ke idenë se çdo të thoshte Prime për ne.

Ledioni: Çfarë mendon se të penalizoi?

Ledjona: Unë e ndjeja pak se do të isha unë ajo që do të dilja. Ilnisën ndoshta ka pasur si avantazh romancën. Penalizuar nuk mendoj. Nuk më pëlqente kur më thoshin nën hijen e Julit. Unë me Ilnisën dhe Eglën e kam pasur përplasjen që në fillim. Dhe hera e parë që futet Juli në debatet që kam pasur ishte në atë me Romeon. Nuk më pëlqeu si gjë, por prap në atë ambjent nuk mund të largohesha nga ai dhe Erjola.

Arbri: Për mua ke pasur dy momente. Të mirat, kur përmes rrëfimeve ke dhënë edhe mesazhe, por loja jote ndryshoi kur ti dole e preferuara e publikut. Aty krijove një siguri dhe fillove të mos luaje më. Javët e fundit ke qenë paksa në hije, nuk je më ajo Ledjona që ishe më parë. Nën hijen e Julit janë disa situate që mund të jesh parë si vegël e Julit apo edhe je përdorur nga ai për të iniciuar sherre të ndryshme. Ndoshta ke pasur interesa të përbashkëta, por kështu je parë nga jashtë. Më vjen keq për përfundimin e rrugtimit tënd. Ishte një nominim i fortë, por mendoj se brenda shtëpisë nuk kishe çfarë bëje më. Re në një gjumë, mendoj se po të shijonte ajo qetësia, siguria që fitove.

Ori: Pasi doli e preferuar Ledjona fitoi një siguri që mund ta kishte përdorur që të ngrihej në lojën e saj, por nuk bëri kështu dhe mendoj që këtë e tregoi dhe vota e publikut që zgjodhi Jetmirin përpara teje. Në aleancën tënde me Julin, sikurse u penalizove ti, mendoj se ka qenë edhe Juli me më pak fantazi për t’u ndihmuar ju vajzave që kishte në grup për të krijuar situate, t’u nxirrte elemente të bukur të karakterit, që të bënte batuta, dialogje, lojëra. Por u linte po aty në atë batakun ku i interesonte për sulme dhe mbetej deri aty energjia në një farë mënyre. Me çfarë kemi parë, lojtarët interesant dhe ata që janë lidera nxjerrin nga secili aleat, edhe ata që iu intereson ti kenë si kundërshtarë në shtëpi, momente të bukura dhe të këndshme që si kemi parë.

Arbri: Kush e fiton Big Brother?

Ledjona: Unë realisht dua ta fitojë një vajzë dhe përtej debateve dhe gjithçka, Egla. Është e fortë dhe di të luaj. Kemi menduar se nuk do ta përballonte izolimin, por…