Vëllai i Madh surprizon Jetmirin! Në lidhje telefonike me të bijën, i uron gëzuar ditëlindjen

Vëllai i Madh surprizon Jetmirin! Në lidhje telefonike me të bijën, i uron gëzuar ditëlindjen

Vëllai i Madh ka surprizuar Jetmirin, ndërsa i ka mundësuar një lidhje telefonike për të uruar për ditëlindje të bijën.

I emocionuar, Jetmiri krahas shprehjes së dashurisë dhe këshillave për të bijën, gjithashtu i ka kërkuar ndjesë për skenën e pahijshme në dush, duke theksuar se ishte një premtim dhe duhet ta bënte.

Vajza e Jetmirit: O ba, të dua shumë.

Jetmiri: Motër, edhe unë të dua shumë. Edhe 100 të keqen babi, të puth fortë. Motër, mos u mërzit me babin. Ti e di që babi duhet të mbante fjalën ndaj u la ashtu në dush. Mos u mërzit me babin.

Vajza e Jetmirit: Ok…

Jetmiri: Mirë, mirë, fol shqip mos bëj si angleze. Je bërë vajzë e mirë?

Vajza e Jetmirit: Po, të dua.

Jetmiri: Edhe unë të dua shumë. Ji vajzë e mirë, qëndroji afër mamit. Puthe nënën.

Vajza e Jetmirit: Në rregull. Të përqafoj.

Jetmiri: Edhe babi të do shumë.