“E ka mbyllur ciklin…”/ Banorët debatojnë me të, reagon Julia: Të vazhdojnë me lojërat e tyre hipokrite!
Nominimi ka vetëm pak minuta që është mbyllur, e teksa Ledioni pyeti banorët se cili mendojnë ata se do të largohet, nisi debati. Ishte përgjigja e Romeos ajo që ndezi debatin mes banorëve.
Romeo: Mendoj se ka mbyllur ciklin në shtëpi Julia. Erdhi i dha mesazhet s’kemi më nevojë.
Julia: Kanë filluar të tallen, bëjnë humor me mesazhet. Kanë zgjedhur që këtu të bëjnë një lojë që e dinë ata. Se unë vij dhe transmetoj dy mesazhe dhe dy kauza… Kemi edhe histori personale, nuk e kuptoj si këta tallen. Është shumë e turpshme. Si artistë që janë, si njerëz që u është dhënë koha televizive të flasin, ose nëse nuk kanë një mesazh të heshtin dhe të vazhdojnë me lojërat e tyre hipokrite.
Romeo: Unë kam 20 vjet e lexoj mesazhin e cigares, çfarë mesazhi më dha?
Egla: Unë e mbështes për mesazhet. Në jemi një komunitet i mbyllur dhe shumë i trashur. Jam kundër për hir të hedhjes së mesazheve. Pa e treguar me vepra, pa e ditur për çfarë po e hedh mesazhin.
Julia: Kemi bërë një bisedë për komunitetit LGBT. Jam mbështetëse, nuk jam pjesë. Jam shumë afër kushëririt tim, dikujt që është në ballë të komunitetit. I shqetësoi shumë fakti që unë kam veshur një fustan me një flamur.
Egla: Ti nuk di asgjë për komunitetin.
Heidi: Ka qenë shumë e bukur dhe interesante për mua që Julia jep mesazhe. Por jo një ditë flet për depresionin dhë ditën tjetër i thotë Romeos prapë je në depression ti.