Arbër Hajdari debaton me çiftin Heidi-Romeo: Ju e dini që një çift ecën në Big Brother!
Dasma e Heidit dhe Romeos ka ndodhur mbrëmjen e djeshme. Pas shumë debateve mes çiftit, dy banorët i thanë ‘po’ njëri-tjetrit. Gjatë ‘prime’ të sotëm, ata panë klipin e dasmës së tyre dhe të gjitha çastet romantike gjatë festës, teksa gjithashtu dëgjuan edhe opinionet e banorëve të tjerë lidhur me dasmën. Por cili ka qenë çasti kur u pajtuan ata pas debateve që kanë patur gjatë këtyre javëve?
Heidi: Unë në fillim doja të sqaroheshim sepse kam qenë shumë konfuze me sjelljen e tij. E dini historinë. Por pastaj arrin ai momenti që e mendon dhe thua ai ishte shumë mirë, unë shumë mirë, ndjesia ishte e bukur, e vërtetë dhe i kemi kërkuar falje njëri-tjetrin në mënyrën tonë. E superuam, nuk kërkoj më një sqarim.
Romeo: Ju nuk kuptuat pse u ndamë dhe tani që ne pajtohemi ju doni prapë sqarime.
Arbër: Kur e kuptove që s’e ke kundërshtare?
Romeo: Kur kjo vajza ishte e vetmja që më kthente buzëqeshjen.
Arbër: Mendoj që e dinë që një çift ecën në Big Brother, prandaj kanë vepruar kështu.
Heidi: Afrimiteti jonë ka ndodhur para prime të të martës, ai ishte shumë keq dhe aty janë disa gjëra që i tejkalojnë.
Arbër: Midis teje dhe Romeos kush e fiton “BBV3”?
Heidi: Nuk e di, por do doja ta fitoja vetë.