Romeo dhe Heidi i thanë “PO” njëri-tjetrit!/ Me surpriza dhe rrëfime emocionuese, ndiqni spektaklin e sotëm të “Big Brother VIP”

Romeo dhe Heidi i thanë PO njëri-tjetrit!/ Me surpriza dhe rrëfime emocionuese, ndiqni spektaklin e sotëm të “Big Brother VIP”

Spektakli më i ndjekur në Shqipëri, Big Brother VIP edhe mbrëmjen e sotme premton t’ju mbërthejë para ekranit të Top Channel.

Juli dhe Egla janë kundër liderit të ri, Meritonit! Romeo dhe Heidi i thanë “PO” njëri-tjetrit!

Dasma i bëri të gjithë bashkë, por pas saj kanë nisur të shfaqen kundërshtarët!

Kush dhe pse e shkruajti mesazhin ironik në pasqyrë?! Kush do të eliminohet?

Këto dhe shumë debate të tjera pritet të diskutohen sonte, teksa spektaklin do të keni mundësi ta ndiqni në transmetimet e Top Channel, në dy kanalet e dedikuara të DigitAlb, Big Brother VIP 1 dhe Big Brother VIP 2 si dhe në kanalin e YouTube.

“Big Brother Vip”, nën drejtimin e Ledion Liços, sonte vetëm në Top Channel!