Bëri gati valixhet për t’u larguar, Françeska kundër banorëve: Nuk i shkoj mbrapa duke bërë…
Françeska kërkoi që të linte shtëpinë pas prime-t të së martës, me banoren që ndihej e ngarkuar nga banorët e tjerë. Gjatë prime-t të sotëm, debati u komentua kështu:
Françeska: Me thënë të drejtën ishte një javë goxha e ngarkuar, me shumë komente nga banorët që më thonin, ti dukesh që nuk ke burrë, kundrejt meje dhe Meritonit, që ishin të pavenda. Në fund të ditës, unë shok kam Meritonin. Pastaj gjatë prime-t, mu mbush e gjithë gjëja, ishte shumë për mua. Pastaj mendova që jashtë jeta është shumë e bukur dhe nuk doja të duroja këto momente demigruese. Pastaj kisha Jetmirin që më dha një forcë për të ndejtur. Por gjatë javës, deri sot mbasdite, madje dhe Liami më tha që jam ordinere.
Liami: Fatkeqësia më e madhe e kësaj është që nuk dëgjon për të dëgjuar, por për të kthyer përgjigje.
Françeska: Unë nuk i shkoj mbrapa, duke bërë që jam shoqja e ngushtë me to. Kjo gjë më bën mos të pëlqyer. Por mua nuk më intereson dhe ja them të vërtetën që unë shoh.
Erjola: Nuk dua të zgjatem shumë, unë personalisht kam mbajtur një hendek mes meje dhe Françeskës. Nuk kam dashur të krijoja dinamika me të. Por ka qenë një moment, që gatuaj dhe i ndihmoj, më është kthyer me termin shërbëtore. Duhet t’i kërkojë falje të gjithë njerëzve që shërbejnë dhe punojnë me ato rroga modeste.
Françeska: Nuk ka lidhje fare. Më duket sikur ndodhin për situata.
Ledioni: Një njeri, e cila vishet me fustane të shtrenjta, e mira është që të mos përdorë fjali të tilla, që si i lan ti… Apo terminologji që je shërbëtorja e dikujt. Nuk mund të vish nga Londra, të jesh “Miss Londra” dhe të flasësh me këtë terminologji. E kuptoj që logjika jote mund të jetë e saktë, por duhet të jesh e kujdesshme me termat që përdor. Ti nuk flet mirë shqip, por fjalët mund t’i gjesh.
Françeska: Edhe kur nuk kuptoj, përher pyes.
Jetmiri: Po ta shohim me qetësi, kjo është një nënë e re që ka një fëmijë dhe një burrë. Duhet të përballet me një situatë që e gjithë shtëpia është kundër. Pyetja që kam unë është që si ka mundësi që gjithë këta njerëz të rritur, i bashkon një gjë kundër kësaj banoreje që është vetëm një vajzë?
Romeo: Kë shtëpi ka kundër? Kjo ka kundër veten.
Ledioni: Dakord që shqipja e Françeskës nuk është e pastër, por shqipe si të Françeskës ka dhe Heidi, ka dhe Rike që kanë jetuar jashtë.
Romeo: Françeska ti je e para që ke ardhur dhe je afruar me Heidin. Françeska ka pësuar një ndryshim. Se çfarë thotë nuk ka rëndësi. Unë jam përpjekur shumë, edhe pse e kam pasur personale me të, që ta ndaloja.
Ledioni: Ke pasur disa sjellje, që për rrugëtimin tënd në shtëpi kanë tingëlluar të reja. Një qasje e re ndaj Eglës, një qasje e re ndaj Rozës. Deri tani ke akuzuar Eglën për sjelljet e saj dhe bëre të njëjtën gjë si Egla. Çfarë kërkon që të fitosh nga kjo?
Françeska: Thjesht dua të përballem.
Romeo: Thuaje një fjalë tënden, se po thua fjalët e Jetmirit.
Françeska: Unë dua të dalë në natyrën time. Duke patur në krahë dhe njerëz që…