“U ndjeva e zhveshur…”/ Debati i ashpër Egla-Jetmir, opinionistët kritikojnë aktoren: Mos përmend më emra fëmijësh!

“U ndjeva e zhveshur...”/ Debati i ashpër Egla-Jetmir, opinionistët kritikojnë aktoren: Mos përmend më emra fëmijësh!

Debat i ashpër mes Eglës dhe Jetmirit, ndërsa në spektaklin e sotëm është diskutuar për denigrimin e fjalorit deri në përmendjen e vazhdueshme të fëmijëve të banorëve prej aktores nga jashtë.

Ledioni: Është totalisht e pavend, e panevojshme dhe ligjërisht e dënueshme përdorimi i emrave të fëmijëve në shtëpi. Ka konventa ndërkombëtare që e dënojnë këtë gjë, ndërkohë që ti Egla sado që të kemi tërhequr disa herë vëmendjen vazhdon ta bësh disa herë sikurse edhe në rastin e Jetmirit. Si e ndjen veten kur provon ilaçin tënd?

Egla: Nuk po provoj fare ilaçin tim dhe do ta shpjegoj këtë. Mjaullimat e mija kundër Jetmirit ishin në momentin që…

Ledioni: Po e qara e fëmijës ishte përpara.

Egla: E qara e fëmijës ka qenë për Meritonin.

Ledioni: Ishte një zhurmë imitimi jo për një njeri të rritur.

Egla: O Ledion, duhet mbijetuar në këtë shtëpi mor zemër, si t’ia bëj? Nuk është ilaçi im, unë reagoj për t’i shpëtuar situatave. Unë shkoj dhe gjej dyshekun e kthyer, mua më tërhiqet jorgani dhe mund të isha në çdo lloj situate poshtë jorganit. Prandaj mblodha edhe burrat aty sepse ma tha instikti im femëror i mbrojtjes. Jetmiri më vjen rrotull shumë shpesh dhe shumë afër. Unë isha duke fjetur dhe përplaste takat e shapkave, më ka nxjerrë gjumin e kam parë kur është larguar. I kam thënë Julit që në qoftë se e shef andej të lutem ec pak dhe bëj një sherr. Unë s’jam duke e ekzagjeruar sepse ky zotëria i ka kërkuar falje vajzës së vetë, dhe është hera e fundit që përmend emrin dhe kontekstin e fëmijëve brenda shtëpisë, fëmijë të cilët këta vetë i kanë sjellë…

Ledioni: Po i kanë sjellë sepse janë baballarët dhe mamatë e tyre.

Egla: Po të them që është hera e fundit që unë i përmend pas kësaj që the, në rregull? Ai vetë e përmendi sekuencën e dushit duke i kërkuar falje të bijës, dhe nisur nga kjo unë i thash çfarë do t’i thuash vajzës tënde që zhveshe një femër nga krevati sepse për mua ajo ishte një zhveshje.

Ledioni: Qartë, Jetmiri në fillim është munduar të krijojë raporte me të gjithë ju në mënyrë që kur të vijë koha të provojë të relatohet me njerëzit ashtu sikurse mendon ai më mirë…

Jetmiri: Mua më vjen rëndë për pamjet dhe sidoqoftë do t’i kërkoj ndjesë Eglës. Është femër, ndoshta unë nuk duhet ta bëja këtë por realisht kam reflektuar sjelljen që ajo bën ndaj meje apo gjatë gjithë kohës në shtëpi.

Egla: Po kush je ti, ti s’je askushi more…

Jetmiri: Ajo në mënyrë konstante më përmend fëmijën 24 orë…

Egla: Jo jo, jo 24 orë. Vetëm kur bën ato veprimet e dyshekut dhe të jorganit, 24 orë fute nga e nxorre zemër. Ti nuk duhet të kapësh jorganin tim me dorë. Ruaj distancën, s’mund të kërkosh me mua debat artificial. Unë të kam kërkuar 100 herë sqarim dhe më ke bërë uuu, mjau-mjau-mjau.

Arbri: Më pëlqeu strategjia e Jetmirit që donte të tregonte rolin e Eglës në marrëdhënie me të tjerët. Gjërat që Jetmiri bëri janë 80% të bëra edhe nga Egla, por Egla kur i sheh te të tjerët nuk i pëlqen dhe e ekzagjeron jashtë mase shumë. Ti Egla s’ke lënë gjë mangut. U ke shkuar nga mbrapa duke bërë au au…

Egla: Nuk mund të më zhveshësh mua në krevat mor Arbër…

Arbri: Kjo është një sjellje me dy standarde e jotja. Dhe për ti vënë kapakun, prej kohësh tik ap dhe etiketon fëmijët e njerëzve. Çfarë të duhet ty? Pse i etiketon

Egla: E sqarova që i kanë sjellë ata…

Arbri: Nuk i kanë sjellë ata, por surprizat e Vëllait të Madh. E dini shumë mirë që nuk flitet për fëmijët dhe prap vazhdoni.

Ori: Jetmiri me këtë debat i ka shkuar Eglës ballazi, e ka studiuar me shumë kujdes dhe ka ndërtuar strategjinë e tij dhe sot nuk i lëviz qimja në përballjen me të. Ai është i fituari për mendimin tim. Egla ka humbur durimin…

Egla: Ori, je duke i dhënë zemër një njeriu që ka bërë një veprim shumë të fortë…

Ledioni: Nuk po bën atë. Egla, që të mos të dëgjosh me atë veshin selektiv, asnjë prej të dy opinionistëve nuk po justifikojnë veprimin e Jetmirit. As Jetmiri vetë nuk po justifikohet për veprimin, por po të tregon ty se deri ku shkon për të luajtur atë lojë dhe a është e drejtë.

Egla: Le të vazhdoj të luaj, vetëm të mos të më prekë me dorë…

Ledioni: Jetmiri të kërkoi falje dhe jam i bindur që falja është e sinqertë.

Egla: Dhe unë i kërkoi fjalën për vajzën, edhe banorëve të tjerë për fëmijët, vajzat dhe të gjithë. Kam kujtuar se duke i përmendur, duke më thënë vetë e ëma e fëmijës më ngjan si Anaisi, duke më thënë vetë i ati i fëmijës në Prime kështu kështu e kam përmendur. Nuk po e dredh…