Meritoni dhe Ilnisa ‘rrëmbejnë’ mundësinë e dytë të ofruar nga Vëllai i Madh, ‘izolohen’ në dhomën e bardhë
Meritoni dhe Ilnisa kanë zgjedhur të ‘rrëmbejnë’ mundësinë e dytë të ofruar nga Vëllai i Madh pas s’kualifikimit, duke u izoluar në dhomën e bardhë së bashku me Eglën.
Të tre banorët do të qëndrojnë në ‘izolim’ deri të shtunën, ku publiku do të vendos nëse do të rikthehen ose jo në shtëpi.
Ledjoni: Ilnisa dhe Meriton, Big Brother ka vendosur që nëse ju do të vazhdoni qëndrimin tuaj në këtë rrugëtim që e nisët si të s’kualifikuar ta vazhdoni në një dhomë të izoluar nga pjesa tjetër e shtëpisë. Nëse publiku vendos që ju duhet të riktheheni në shtëpi, vendimi merret të shtunën.
Meritoni: A ikim shpirt te dhoma? Vazhdojmë dhe lëmë publikun të vendos.
Ilnisa: Në rregull.
Meritoni: Për herë të parë doja të kërkoja falje për gjithçka që ka ndodhur gjatë këtij prime. Më vjen keq sepse asnjëherë nuk doja të kishim keqkuptime të tilla, në asnjë moment nuk ka qenë loja që kam dashur të bëj. Ky është një vendim i Vëllait të Madh që e vlerësoj dhe vendimin tjetër që të shkojmë drejt dhomës e pranoj.
Ilnisa: E njëjta gjë vlen edhe për mua. Vendimi është vendim dhe duhet të respektohet, por kjo është një mundësi që kërkon të gjithë mirënjohjen tonë…
Me të mbërritur në dhomën e bardhë, Meritoni dhe Ilnisa janë përballur me Eglën.
Ilnisa: Sikur ta dija.
Meritoni: Çfarë kënqësie teta Eglantina që të jemi bashkë.
Egla: Po xhaxhi Meriton. Si je ti? Gjithçka në rregull…
Meritoni: Kam disa probleme, por po tejkalohen dalë ngadalë.
Egla: Më bëhet shumë qejfi, 48 orë këtu brenda pa njeri. Por mirë…
Meritoni: Mirë dukesh.
Egla: Jam mirë, kam fjetur…
Meritoni: Ti gjithmonë fle, nuk është hera e parë.
Egla: Bota shihet me sytë që kemi Meriton, nëse ty të duket sikur kam qenë në gjumë, në gjum do kem qenë. Pse jeni këtu?
Meritoni: Sepse Vëllai i Madh më ka izoluar këtu.
Egla: Edhe neve Vëllai i Madh na ka izoluar këtu.