“S’ishte përndjekje”/ Meritoni dhe Ilnisa komentojnë situatën me Eglën: T’i vihen kundër edhe kur…
Situata mes Eglës dhe çiftit Meriton-Ilnisa, u agravua pas prime-t të së shtunës, me Eglën që lagu me verë Meritonin, gjë që i preku dhe sytë banorit. Nga banorët e tjerë, ky veprim u përkthye si përndjekje e Meritonit ndaj Eglës, gjë që në prime u komentua kështu:
MERITONI: Më vjen keq që e ktheni në përndjekje. Jo, s’ishte përndjekje.
LEDIONI: Po kur dikush të thotë më lërë s’e nuk dua, a nuk është përndjekje?
MERITONI: S’e kuptoj. Këtu është një hapësirë e jona se si sillemi me njëri-tjetrin. S’ka të bëjë me përndjekje. Më befason se si mundohen të justifikohet pjesa kur ma ka hedhur verë në sy.
ILNISA: Ju jeni të lirë ta lexoni si të doni. Meritonit t’i vihen kundër dhe në atë moment, kur pamjet janë të rënda… Nuk janë të rënda?
HEIDI: Ti fillove duke qeshur te tavolina.
ILNISA: E kuptoj sjelljen tënde të hakmarrjes se të iku Egla. Të thuash që Ilnisa po qeshte…
LEDIONI: Kujtoj që ti ishe ajo që i thoje Meritonit që shko e mbushja gotën me verë.
ILNISA: Kjo ka qenë në bashkëpunim me Riken. Kemi qenë duke bërë shaka.
RIKE: Unë thjesht bëra një batutë. Pastaj vazhduan ata.
ILNISA: Kur më jepet mua e drejta fjalës, më jepet mua.
ROMEO: Është lojë nervash.
LEDIONI: Ilnisa, të kërkoj që të ulesh pranë Gracianos. I kërkoj Romeos që nga ky moment e mbrapa ta shohë prime-n në dhomën e gjumit.
ILNISA: Situata e përndjekjes nuk është aspak e bukur. Më vjen shumë keq që është fryrë, është fryrë. Je i detyruar në një moment të caktuar ta ndjekësh edhe nga pas.
LEDIONI: Po të sqaroj diçka. Nuk ka nevoj t’i marrësh përgjigjen dikujt që nuk do të ta japë përpigjen.
ARBËRI: T’i marrë me radhë. Egla ka dalë, mori zarfin, bëri shumë gabim për mua. Kush mendon se ka synim lojën që të merret zarfi i zi për personin që ke përballë, është shumë e shpifur. Nuk e justfikoj fare gjestin e saj. Meriton ke kërkuar drejtësi me Riken. Të njëjtën gjë bëre dhe ti tani. Më bëri përshtypje fakti si nuk reagojnë banorët e tjerë. Kjo gjëja nuk është normale.
LEDIONI: Heidi dhe Romeo kanë qenë në të njëjtën tavolinë duke u puthur në ato momente.
HEIDI: Kam folur dhe me Liamin. Një nga ndjesitë e mia të këqijat është dhe ndjesia e fajit. Ajo kishte disa ditë që ka qenë e ngarkuar. Jo vetëm nga Meritoni, ka qenë dhe nga Jetmiri. Dhe shumë herë kërkonte mbrojtjen e burrave.
RIKE: Përderisa Egla ishte kaq shumë shoqe e Heidit, ti s’je futur kurrë. Nëse e ke shoqe futesh gjithmonë. Ngele duke bërë puçi-puçi me Romeon.
HEIDI: Në momentin që futesha unë, Egla më thoshte mos u fut, e dinte vetë. Kam bërë gabim që nuk kam këmbëngulur, siç bëri ajo në rastin e Rozës ose Françit.
FRANÇESKA: Më vjen shumë keq për gjithë këtë diskutim që po ndodh, sepse dhe në pushim, Meritoni tha do ju nxjerrë të gjithëve nga vetja. Kjo nuk është mënyra Meriton.