Egla, Ilnisa dhe Meritoni në izolim total, publiku vendos për fatin e tyre
Egla, Ilnisa dhe Meritoni, të izoluar në dhomën e bardhë, shkojnë në nominim. Big Brother ka hapur një televotim se kë nga banorët e përjashtuar doni të riktheni dhe do të zgjidhen dy më të votuarit.
Ledioni: Egla, Ilnisa dhe Meritoni ndodhen në dhomën e bardhë të Big Brother. Të tre janë të s’kualifikuar nga loja, nuk janë më pjesë e Vëllait të Madh vetëm nëse publiku do të vendos ndryshe. Në këto momente pjesa tjetër e shtëpisë ka kuptuar që ju jeni aty me njeri-tjetrin. Në këto çaste u them që Vëllai i Madh i jep publikut fatin tuaj. Të tre ju jeni të skualifikuar nga loja, por publiku do të vendos të kthej dy prej jush deri të shtunën brenda shtëpisë. I treti do të vijë me mua në studio. Televotimi që do të hapë në këto momente është që për publikun që “Kë prej Eglës, Meritonit dhe Ilnisës doni të ktheni në shtëpi?”. Në këto çaste hapet zyrtarisht televotimi.
Egla: Faleminderit për mëshirën Vëllai i Madh, që lejove publikun të vendos se kë do jashtë dhe kë do brenda. Unë shpresoj që ta vazhdojë lojën.
Ledioni: Uroj që këto ditë izolimi t’ju bëjnë që të shihni gjërat me bardhësi dhe jo atë të zezën që i keni treguar njeri-tjetrit gjatë këtyre ditëve. Për pjesëtarët e tjerë të shtëpisë, është shumë e rëndësishme që asnjë prej jush të mos komunikojë me dhomën e bardhë. Nëse kjo ndodhë do të shkoni direkt në nominim. Kjo vlen edhe për të skualifikuarit e dhomës së bardhë sepse në momentin që shihet një komunikim do të largohen për në studio. Respektoni hapësirat dhe rrugëtimin e njëri tjetrit.