Debate të forta dhe dilema: Kush rikthehet nga të skualifikuarit? Ndiqni spektaklin e sotëm të “Big Brother Vip”

Debate të forta dhe dilema: Kush rikthehet nga të skualifikuarit? Ndiqni spektaklin e sotëm të “Big Brother Vip”

Teksa javët kalojnë, dinamikat në shtëpinë e “Big Brother Vip” vetëm shtohen.

Tashmë janë mbushur plot 85 ditë, dhe loja është ndezur më shumë se kurrë me debate të forta mes banorëve, të ndarë në dy ambiente të shtëpisë.

Në “Dhomën e Bardhë” ka pasur “përplasje” të forta mes Eglës, Meritonit dhe Ilnisës, por dhe momente reflektimi. Cili prej tyre do largohet përfundimisht dhe kush do kthehet në shtëpi për të vijuar garën për çmimin e madh?

Por edhe banorët e tjerë kanë pasur përplasje të forta, protagonistë të të cilave kanë qenë të gjithë.

Me shumë të papritura dhe emocione të forta, ndiqni spektaklin e sotëm në transmetimet e Top Channel, në dy kanalet e dedikuara të DigitAlb, “Big Brother VIP 1” dhe “Big Brother VIP 2” si dhe në kanalin e YouTube.

“Big Brother Vip”, nën drejtimin e Ledion Liços, sonte vetëm në Top Channel!