Në lot nga malli për të birin, Vëllai i Madh surprizon Julin! Miqtë i vijnë një çantë plot me mbathje, Visiani: Këto të kuqet…

Në lot nga malli për të birin, Vëllai i Madh surprizon Julin! Miqtë i vijnë një çantë plot me mbathje, Visiani: Këto të kuqet...

Juli ka qenë tepër i emocionuar gjatë kësaj jave, deri në lot, për shkak të mallit për familjen dhe kryesisht të birin i cili së shpejti nis një turne futbolli pa të që ta shoqërojë. Vëllai i Madh ka zgjedhur t’i bëjë një surprizë duke i sjellë në shtëpi dy persona të cilët ai i konsideron familje.

Juli: Mua më ka marrë malli për familjen. Kam momentet e mija, por tregoj shumë kujdes. Një kujdes ndoshta të tepruar sepse nuk i kam qejf këto melankolizmat dhe ose gjëj ndonjë cep ose shkoj në dhomë të rrëfimit dhe e kam shpreh këtë. Sot në dhomë të rrëfimit kam shprehur se më ka marrë shumë malli sidomos për djalin që së shpejti do të shkojë në një turne futbolli dhe s’jam me të.

Ledioni: Fëmijët janë shumë mirë. Po djali do të shkojë në një turne futbolli në fund të këtij muaji, është duke u bërë gati, shumë i lumtur madje, gjithmonë me një sy nga ty dhe i sheh me shumë pasion ato gjërat që ti bën. Ajo që dua të të them edhe si baba është që të mos i marrësh gjërat aq shumë seriozisht dhe të qeshësh më shumë. E kuptoj që këtë edicion është shumë e vështirë të duash edhe të bëshë për të qesur sepse ndonjëherë nuk të kthehet pas momenti dhe çdo gjë të merret për keq saqë duket sikur më të thjesht e ke të bësh për të qeshur një mobilie sesa banorët që ke aty pranë. Por gjeje, ti mund ta gjesh sepse ajo është diçka të cilën ti e ke pjesë tënden dhe e ke shumë të bukur. Ajo është një pjesë që ti e ke tënden dhe e ke shumë të bukur dhe duke u marrë vetëm me gjërat e lojës, strategjisë dhe zbulimit e harron ta bësh si gjë. Ato janë momente që kryesisht njerëzit e tu të afërt duan ti shohin që ta kuptojnë që babi, bashkëshorti apo vëllai është mirë.

Juli: Është e vërtetë kjo dhe unë e kam vënë re. Këtu të gjithë banorët, përfshirë edhe unë, jemi të shpërndarë në situata saqë s’mblidhemi dot për të bërë një lojë ndërkohë që më parë i bënim sepse ishte ndoshta më lirshëm situata. Por sa vjen edhe pakësohemi dhe agravohet situata sepse jemi duke shkuar drejt fundit dhe secili ka strategjinë dhe mënyrën e vetë se si do të jetojë në shtëpi. Ndonjëherë nuk i bëjmë dot me zor këto gjëra, por që duhet të qeshim më shumë për këtë ke të drejtë.

Ledioni: Mundohu, mundohu… Gjithsesi mua më duhet të të them se kjo nuk është e shtuna jote sepse një njeri i afërm i yti ka dashur të vijë në Big Brother. Ai nuk është shumë i kënaqur me gjërat që ti kë thënë aty brenda, është disi i prekur. Vëllai i Madh i ka mundësuar që ai të vijë dhe të ballafaqohet me ty për disa gjëra që ai pretendon se ke mashtruar duke mos thënë të vërtetën.

Juli: Është fis?

Ledioni: Është njeri i afërt i yti.

Në atë moment në shtëpi futet aktori i mirënjohur dhe njëherazi miku më i ngushtë i Julit, Visian Ukcenaj, i cili ka tentuar të ngrohë atmosferën me një sërë batutash, si dhe qetësojë Julin ndërsa i thotë se familjarët janë mirë.

Visiani: Ku je mor, pse nuk përshëndet në televizor, për ty jam zënë me Donald Veshajn, jam zënë me Ilir Shaqirin, desh kam shtypur me furgon Ledion Liçon. Pse nuk përshndet zotëri… Ne jemi familje artistësh, unë jam zënë me të gjithë Shkodrën për ty. Njerëzit janë mirë, të duan fortë, i ke bërë krenar, por mua më ke mërzitur një fije. Kështu që duhet të ma shpërblesh. Të kemi sjellë një surprizë sot. Unë e di që ti ke dashur të vijë ai kingu jot, ai futbollisti, por ai është special, do të vijë ndonjë ditë tjetër. Kemi ardhur ne budallenjtë e Shirokës. Kam sjell edhe njërën, hajde moj ti…

Juli: Ç’a je t’u thanë mo?

Cubi: Po ku je mo?

Visjan: Një veshkë e kemi shitur për vota…

Cubi: Ca kanë këto me brekët e tua mo?

Juli: Kam një pale me yje, shohin horoskopin…

Cubi: Kam hapur një go found, brekët e Julit.

Së bashku me Visianin në Big Brother për t’i dhënë kuraje në lojë ka mbërritur edhe Cubi, me një surprizë tjetër për Julin. Një çantë mbushur plotë me të mbathura, mes të cilave edhe një palë të kuqe për të cilat tha se i ka për ogur të mirë që t’i shpëtojë nominimit nëse del ‘kokë më kokë’ me Eglën.

Juli: Këto do t’i ruaj për Eglën.

Visiani: Këto Ledion janë brekët e nominimit. Juli po doli në nominim kokë më kokë me Eglën, fiton.

Ledioni: O Zot, Cubi dhe Visian jeni të tmerrshëm të dy…