“E vogla e mamit”/ Rita Lati surprizon Rozën, këshilla e vyer që rrëmbeu duartrokitjet e publikut: Kur ta kesh krijesën brenda vetes…
Teksa Roza ka qenë duke rrëfyer një nga momentet më tronditëse të jetës së saj, kur kishte marrë vendimin për të kryer abortin zilja e shtëpisë ka rënë.
Aktorja e njohur Rita Lati, nëna e Rozës është futur brenda shtëpisë për të surprizuar vajzën e saj.
Roza ka shpërthyer në lot, ndërkohë që dyshja janë përpërqafuar.
“E vogal mamit ti, kapedania e mamit ti, jeta ime ti, shpirti i mamit mos më bëj të qaj. Je shumë mirë’- dëgjohet t’i thotë Rita, Rozës.
Rita gjithashtu i ka dhënë një këshillë të vyer Rozës lidhur me mëmësinë dhe për të ardhmen kur do të vendosë për të bërë një fëmijë.
“Kur ta kesh krijesën brenda vetes nuk dua ankth, nuk dua stres. Kur ta marrësh këtë vendim të jesh e sigurt, e bindur, të këndosh, të qeshësh dhe t’i japësh dashuri që në bark bebit të vogël.’- e këshilloi Rita, Rozën.
Me shumë të papritura dhe emocione të forta, ndiqni spektaklin e sotëm në transmetimet e Top Channel, në dy kanalet e dedikuara të DigitAlb, “Big Brother VIP 1” dhe “Big Brother VIP 2” si dhe në kanalin e YouTube.