“Më ngacmoi të dashurën, pastaj familjen”/ Kriset shoqëria me Romeon, Meritoni: Jam ndjerë i tradhtuar  

Ka nisur mbrëmjen e sotme spektakli i madh i Big Brother VIP 3.

Programi ka startuar me marrëdhënien e krisur mes Meritonit dhe Romeos.

Dy shok që nga jashtë sollën një shoqëri të ngushtë duket se brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri marrëdhënia e tyre nuk po shkon ashtu siç duket.

Meritoni gjatë fjalës së tij është shprehur se ndihet i tradhtuar nga Romeo, ndërkohë që ky i fundit e ka hedhur poshtë raportim me shokun e tij.

Pjesë nga biseda:

Romeo: E kemi parë të gjithë pse gjërat kanë shkruar deri këtu. Unë jam munduar t’i qëndroj në krah Meritonit sepse nisemi që jashtë. Për shkak të lojës njeriu mund të bëjë 2-3 lëvizje por s’mund të shkosh deri në atë gradë siç shkon Meritoni. Marrëdhënia jonë është krisur në momentin kur Meritoni më uli për të ngritur dikë tjetër. Vijon më keq kur ngacmoi të dashurën time, më pas familjen time. Unë nuk e kam cënuar kurrë marrëdhënien që ai kishte me Ilinisës.

Ai ka ngacmuar Sarën dhe Bardhin, nuk e linte rehat, po flas për sulme. Ka ngacmuar Heidin, janë të dyja të dashurat e shokëve. Në momentin që ka gjetur këtë formë për të zgjatur qendrimin e tij në shtëpi, janë disa gjëra përtej lojës. Unë nuk e kuptoj deri ku shkon njeriu për të qëndruar pak më shumë në shtëpi.

Meritoni:  Ka qenë ky që në mënyrë indirekte nuk më ka ngritur por më ka ulur më poshtë. Atij i flet Egla kundër meje dhe ky nuk i është përgjigjur. Ka qenë ky që tek rripi nuk ka qëndruar afër por kërkoi heshtje, tek dasma nuk pranoi të vinte tek celebrimi. Pas ndarjes nga Heidi pashë një Romeo gropë fare siç është gjithmonë. Pas bashkimit me Heidin mendova se po reflektonte, shtoi disa kilogram, vajzat e ushqyen, i bëra festën e beqarisë.

Ledion Liço: A je ndjerë i tradhtuar nga Romeo?

Meritoni: Jam ndjerë gjithmonë i tradhtuar nga Romeo, por gjatë kohës që kam hyrë në lojë pash që Romeo ka dalë jashtë kësaj loje dhe po i nënshtrohet Eglës.

Romeo: Është një djalë pa moral

Për më shumë të papritura dhe emocione të forta, ndiqni spektaklin e sotëm në
transmetimet e Top Channel, në dy kanalet e dedikuara të DigitAlb, “Big Brother VIP 1” dhe “Big Brother VIP 2” si dhe në
kanalin e YouTube.