“Heidi më provokoi”/ Romeo përplaset me Liamin dhe Jetmirin pas skenarit: Janë dy maniakë… Opinionistët: Skenë e shëmtuar!
Françeska ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë lidhje me skemën e Jetmirit dhe Liamit ndaj Heidit. Sipas Françeskës, Jetmiri i tha “shko fol dhe do bësh sikur je xheloze kur unë ta përqafoj Heidin…”.
Nga ana tjetër, Jetmiri u shpreh se qëllimi i kësaj loje ishte që Heidi të dilte në pozicionin e agresives dhe Françeska në të viktimës. Të ndalur te situata tjetër, se Heidi flirton me Liamin, banori tha troç se lëvizja dhe e ecura e Heidit e kanë bërë të mendoj se ajo po flirton me të.
Ledioni: Françeska, në dhomën e gjymit ti i the Gracianos se e dije cili ishte plani i Jetmirit, cili ishte plani që dije ti?
Françeska: Jo, nuk ishte kjo dhe kam nevojë për një konfirmim nga çunat që unë nuk kisha lidhje me atë gjë. Isha duke folur dhe më thanë që Jetmiri po të lë ty pasi të ka përdorur dhe u thash që nuk është e vërtetë pasi Jetmiri më ka treguar disa gjëra. Por që nuk kishte lidhje fare fare me këtë gjë që pamë sot …
Ledioni: Por ti s’do ta thuash çfarë të ka thënë Jetmiri ty?
Françeska: Më tha shko fol dhe do bësh sikur je xheloze kur unë ta përqafoj Heidin… Aty do të provokohet. Dhe unë thashë në rregull, të shkoj si të shkojë sepse në fund ishte plani i atij, unë s’kisha lidhje fare.
Juli: Është përdorur pak Françeska. Ka lejuar veten të përdoret.
Jetmiri: Qëllimi i kësaj loje ishte që Heidi të dilte në pozicionin e agresives dhe Françeska në të viktimës.
Ledioni: Skena më e rëndësishme e filmit që pamë, kur ti i thua Rozës që po ndodhë, çfarë ke parasysh?
Jetmiri: Në kuptimin që doja ta bëja të besueshme gjënë, jo se ky po bënte zemra nga dritarja… Ku dija gjë unë.
Ledioni: Pra ti thua që në atë moment thjesht ndodhi që planetët të ishin të rreshtuar të gjithë në një vijë.
Jetmiri: Pra ju doni të luajmë këtë iluzionin optik? Në ato momente ky ka qenë në muaj mjalti me Heidin dhe Romeon se i kishte shokë.
Në momentin që Jetmiri dhe Liami kanë dalë nga dhoma e rrëfimit Romeo është ngritur dhe larguar për në dhomën e gjumit, duke thënë se s’mund të qëndrojë në të njëjtin ambient me ata.
Romeo: Nuk rri dot unë në një dhomë me ata.
Ledioni: Sjellja jote ka disa copëza, mungesë respekti ndaj publikut dhe atyre që jetojnë në atë shtëpi. Mungesë respekti ndaj meje.
Romeo: Nuk rri dot në një ambient me ata. I kanë futur duart poshtë jorganit sot…
Ledioni: Big Brotheri ky është, të duhet të rrish edhe me armikun. Ti futu aty, kafsho gishtin deri në momentin që do të jepet koha për të folur. Këto janë gjëra që sillen me fjalë, jo duke u sjellë si…
Romeo: Duke i futur duart poshtë batanies, duke hequr bluzën zgjidhen me fjalë…
Ledioni: Ju jeni aty për t’u ndjekur nga telekamerat, telekamerat shihen nga publiku i cili gjykon cfarë është e drejtë apo jo.
Romeo: Nuk ka debat, s’ka bisedë, nuk ha debat fare.
Ledioni: Të lutem kafsho gishtin.
Arbri: Kur thua që Heidi më ka provokuar, më thuaj si të ka provokuar?
Liami: Unë e kam thënë edhe në klip, ka qenë provokim me sy dhe trup…
Arbri: Po thua në formën e një flirti?
Liami: Po.
Heidi: Unë kam flirtuar me ty?
Liami: Ndaj e kam imituar edhe me trup pjesën e të ecurës së saj.
Arbri: Unë mendoj që ky është një skenar i turpshëm i Liamit për të ngritur pretendime që Heidi ka flirtuar me të apo e ka provokuar. Marrëdhënien e tyre e kam ndjekur me shumë kujdes dhe në syrin tim nuk kam parë asnjë flirt nga ana e Heidit apo provokim kundrejt Liamit. Mendoj që është pak me qitje të largët sepse nga Heidi, goditja duhet të shkonte te Romeo.
Romeo: Si nuk kanë turp more, për cfarë po diskutojnë? Dy burra familjarë…
Heidi: O Jetmir, je i turpshëm.
Jetmiri: Qepe, nuk është ashtu. Qepe. Pusho.
Romeo: Sharlatan, manjak.
Ori: Mos u zini ju për nderin e asaj gocës. Dua me shpirt dhe zemër ta besoj që nuk ka qenë një skemë dashakeqe sepse realisht do ta kem të pamundur të besoj që ti Jetmir je ai nivel. Fakti që të gjitha fjalët dhe situatat përkojnë në mënyrë të përkryer në sinkron, minimalisht vendosu ti në pozicionin për t’u sqaruar të gjithëve të vërtetën tënde. Romeo a ka mundësi që të gjesh masën e përjetimeve të tua dhe të kuptosh që ajo super goca u ka mbyllur gojën me superintuitën e saj të gjithëve. Po rri o burrë çke. Këto situatat që po diskutoni ju aty, janë situata që unë të paktën që jam bresi i 1986-ës i kemi përjetuar dhe sulmet na kanë ardhur në mënyrë të pandalur me konotacione të tipit ‘mos mu përdridh ti mua’ apo që dikush ka dashur të na fus në lojë.
Për të vijuar më tej debatin për deklaratën e Liamit se “Heidi përdridhet kur kalon para meje”, opinionistët e kanë komentuar si diçka të shëmtuar, ndërkohë Romeo u shpreh se kemi “dy maniakë në shtëpi.”
Ori: Skenë e shëmtuar, nuk di çfarë fjale ti vendos. Jam e lumtur me reagimin e gocave përveç Françeskën. Ai burrë që nuk e mban dot përdredhjen të shkojë në banjë dhe të qajë.
Arbri: Edhe kur i thua shife si ec, nuk kam parë ndonjë gjest te ecja e saj, më duket normale, prandaj se mendoj se është tendencioze. Bëhet fjalë për striptizëm, ai të tërhiqet sa të dojë sot.
Meritoni: Unë e pata për sfilatë, nuk thash gjë për të keqe.
Heidi: Ky mllefi i Liamit më tmerron. Më e tmerrshme është ta mbështesësh këtë dhe ta justifikosh, kaq.
Romeo: Kemi dy maniakë në shtëpi.