Surprizë emocionuese për Meritonin, banori takon të atin në studion e tij

Surprizë emocionuese për Meritonin, banori takon të atin në studion e tij

Meritoni u emocionua nga një surprizë, me banorin që u takua me të atin e tij, z. Sami Mjekiqi, i cili erdhi si i ftuar në studion e tij, që ishte krijuar nga Vëllai i Madh në Dhomën e Surprizave.

Ai tregoi talentin e tij duke i rënë çiftelisë dhe duke kënduar, me banorin ë u emocionua.

“Më ka përcjelë ngado kur kam qenë i vogël. Më ka qëndruar afër dhe e falënderoj për gjithçka”, u shpreh Meritoni.

“Meritoni është Meriton. Për familjen është shumë i mirë. Loja është lojë. Të gjithë janë më i mirë. Shpresoj të fitojë më i miri, ky e ka përkrahjen tonë. Për ne si prind, është më i miri”, tha i ati i banorit.