Egla sheh Romeon në finale…/ ‘Kriset’ miqësia mes tyre apo hipokrizi, ‘ndizet’ debati në studio!
Egla dhe Romeo kanë patur një raport të afërt deri më tani në shtëpinë e “Big Brother Vip 3”, por duket se miqësia mes tyre ‘është krisur’ pas një ngjarjeje të ndodhur në ‘prime-n’ e të martës. Teksa Romeo u zgjodh lider dhe kishte mundësinë e zgjedhjes së tre banorëve për t’i dhënë imunitet, emrat që ai tha ishin Heidi, Lidi dhe Egla. Duket se banores nuk i pëlqeu që u zgjodh e fundit nga Romeo, duke nisur kështu debatet mes tyre në shtëpi. Gjatë ‘prime’ të sotëm, Romeo refuzoi të komentojë situatën.
Ndërkohë, opinionisti Arbër Hajdari tha:
Arbër: Gjesti që bëri Egla është gjest mosmirënjohje, pasi ai e shpëtoi dhe menjeherë pas kësaj nisi një lumë fjalësh nga Egla. Ai të shpëtoi, ai e bëri veprimin dhe të bën ty të dalësh keq.
Ledioni e pyeti Eglën nëse e sheh Romeon në finale dhe ajo u shpreh si më poshtë.
Egla: Po, e projektoj po. Do doja…
Ledioni: Në momentin që ti e projekton në finale dhe ai refuzon të përgjigjet, a është kjo hiopkrizi nga ju?
Egla: Unë kundërshtarin tim e dua dinjitoz.