“Jam ofenduar nga hamendësimet e tij…”/ Agravon debati Heidi-Liam: Edhe unë kam një familje jashtë…

Jam ofenduar nga hamendësimet e tij.../ Agravon debati Heidi-Liam: Edhe unë kam një familje jashtë…

Debate të shumta ka pasur gjatë ditëve të fundit mes Liamit dhe Heidit, Romeos e Eglës. Duke nisur nga ‘prime’ i të martës, pas një klipi të transmetuar, debatet kanë agravuar mes tyre me banorët që e quajtën Liamin manjak.

Lidhur me këto debate e deklarata, Liami u shpreh:

“Siç kanë të gjithë këta banorë familje, kam edhe unë. Kam jetuar në 5 shtete të ndryshme. Mesa kam parë unë, Heidi dhe Romeo nuk ma kanë hapur portën për të kërkuar falje. E gjithë kjo për ata është një lojë, mua m’u mbushën sytë me lot. Më vjen shumë keq…”

Heidi iu kundërpërgjigj duke sqaruar veten në këtë situatë:

“Nuk më pëlqen kur më fusin në grupime sepse unë marr përgjegjësi për çfarë them dhe çfarë bëj unë. Unë jam ndjerë shumë keq nga Liami. Për mendimin tim reagimi im ishte normal, kam qenë jashtëzakonisht shumë e ofenduar nga hamendësimet e tij që çfarë bëj unë jashtë. Edhe unë kam një familje jashtë…”