“Situata u ekzagjerua për ta fundosur Liamin…”/ Arbër Hajdari dhe Ori Nebijaj komentojnë debatet mes banorëve!
Debate të shumta ka pasur gjatë ditëve të fundit mes Liamit dhe Heidit, Romeos e Eglës. Duke nisur nga ‘prime’ i të martës, pas një klipi të transmetuar, debatet kanë agravuar mes tyre me banorët që e quajtën Liamin manjak.
Lidhur me këtë situatë, opinionisti Arbër Hajdari është shprehur:
E kam trajtuar skemën e Liamit si një skemë të shëmtuar. Ajo që unë kam reflektuar ka qenë një skemë që ai bëri që pohoi se goditja ishte për Romeon, por tendenca për ta ekzagjeruar situatën është një diferencë shumë e madhe, po flas për Heidin. Heidi herë ka frikë herë jo. Ka një lloj kontradikte. Kjo u ekzagjerua si situatë për ta fundosur Liamin.
Ndërkohë, Ori Nebijaj u shpreh si më poshtë:
Marrëdhënia më te vërtetën që e kanë treguar që e kanë abuzive. Jam shumë dakord që ishte sjellje e gabuar por masa që zhvillohet është përtej normales.