Përplasja për nominimin/ Romeo ashpërson tonet: Unë kam lartësuar figurën e Eglës, ajo më godet mua! Juli: Marrëdhënia e tyre, një teatër i shtirur

Përplasja për nominimin/ Romeo ashpërson tonet: Unë kam lartësuar figurën e Eglës, ajo më godet mua! Juli: Marrëdhënia e tyre, një teatër i shtirur

Debati Egla-Romeo për çështjen e nominimit, ku banori zgjodhi për të shpëtuar aktoren të tretën në radhë pas Lidit që ishte një personazh i sapo ardhur në shtëpi, është komentuar nga opinionistët si mosmirënjohje e Eglës ndaj tij.

I pyetur rreth kësaj çështje, Juli është shprehur se nuk është çështje parimesh apo miqësie, pasi marrëdhënia Romeo-Egla-Heidi është një teatër i shtirur.

Ndërsa vetë Romeo shprehet “Unë kam lartësuar figurën e Eglës duke thënë që mund të jetë lojtare më e fortë nga mua, duke ulur figurën time. Ndërsa kjo për të ngritur figurën e saj godet mua. Ky nuk është respekt dhe pikë.”

Arbri: Akti i Eglës në marrëdhënie me ty për shkak se u përzgjodh e treta për t’i shpëtuar nominimit është një akt mosmirënjohje.

Romeo: Absolutisht.

Egla: Nuk është kështu fare.

Romeo: Kur ju mua më keni thënë jeni duke i bërë presion asaj gocës, tani po i thoni Heidit sapo të fundosi të dashurin?

Arbri: Po, sepse dua të kuptoj pozicionin e Heidit.

Romeo: Dua të them dy fjalë për këtë situatë. Mua më duket sikur Egla është totalisht në lojë dhe kur pash atë videon e katërshes, unë aty pash çfarë kanë bërë ata që në fillim për lojë. Pash Eglën se çka kishte bërë me Julin për mbathjet dhe thashë, ore dale sepse kjo është për kapje situate. Pash tjetrin dhe tjetrin…

Egla: Unë kam të njëjtin mendim si Arbri, shkoni në studio dhe bëni opinionistin.

Juli: Duke parë gjithë këto veprime të tipit “e kam xhan por ja fut kot”, “s’ja ka futur, por e dua shumë”, “e godet Romeon, por e kam xhan”, “më ka nxjerrë të tretën por e kam xhan dhe e përqafoj”, duke parë të gjitha këto unë mendoj se marrëdhënia Romeo-Egla-Heidi është një teatër i shtirur.

Egla: Mosmirënjohje Arbër, nuk ekziston sepse në një marrëdhënie të thellë respekti që mendohet se kemi pasur, por tani unë po e godas këtë gjelin që më bën vezën e artë… mosmirënjohje nuk ekziston sepse në momentin që pala tjetër vendos për të shpëtuar para teje një djalë që e njeh prej një jave për mua është çështje parimesh.

Romeo: Unë kam lartësuar figurën e Eglës duke thënë që mund të jetë lojtare më e fortë nga mua, duke ulur figurën time. Ndërsa kjo për të ngritur figurën e saj godet mua. Ky nuk është respekt dhe pikë.

Lidi: Egla nuk e ka fare për qëllim Romeon, as nuk e llogarit.