100 ditë brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”, ja si e kanë përjetuar banorët

100 ditë brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”, ja si e kanë përjetuar banorët

Spektakli i “Big Brother VIP” mbush plot 100 ditë nga nisja dhe banorët kanë parë një përmbledhje të të gjitha momenteve të kaluara aty.

Mes emocionesh dhe lotësh ata kanë përjetuar dhe njëherë ato ditë nga e para, sikur të ishte dita e parë e këtij rrugëtimi që ata kanë nisur. Ata treguan se si e kanë përjetuar çdo ditë që kanë kaluar.

Meritoni: Më kishte marri malli për Ilnisën, jam shumë i lumtur që kam kaluar 100 ditë këtu. Jam shumë me fat që njoha Ilnisën dhe që përjetova dashurinë  më të madhe dhe për çdo gjë të bukur.

Egla: Jeni magjik. Jam e lumtur që jam këtu, faleminderit vetes time që vendosi të jetë pjesë është magjike. Faleminderit ju.

Juli: Po qaj dhe për Merin dhe për Gazin. Pashë momente të bukura, më duket sikur nuk jemi ne do ta ruaj si eksperiencën më të bukur të jetës.

Romeo: Mua më duket sikur kam hyrë tjetër njeri dhe do dal tjetër njeri, për ju 100 ditë, për ne një jetë. Falemidneri për të gjitha.

Heidi: Nuk do them më tepër, ndihem me fat. Është diçka unike, emocione të forta, faleminderit!

Roza: Duhet ta shihnim këtë klip në ditën e 100, më dhatë shpresë faleminderi e kisha harruar.