Lidhja me Romeon/ Heidi përlotet pas komenteve të banorëve: Nuk e prisja, super fallco
Një debat i ashpër u krijua në prime, pas një komenti që erdhi për Romeon në Big Love nga vëllai i tij, Donaldi, ku në të nuk ishte përmendur Heidi. Kjo gjë bëri që Heidi të ballafaqoheshe dhe të përlotej.
Roza: U thanë shumë informacione këtu. Nëse mund të komentoj unë mesazhin që i erdhi Romeos nga vëllai, Donaldi, ishte pse nuk ishte përmendur Heidi. Mua mu duk shumë korrekt mesazhi nga Donaldi, donte t’i jepte vëmendjen vëllait. Heidi duhet të jetë nusja që t’i bëjë për vete familjen, mamanë, babain, vëllain. Kur erdhën prindërit e Romeos, Heidi mbajti një qëndrim më të përmbajtur dhe këtu ka lindur një ftohtësi.
Erjola: Pashë një Egla që po demigronte figurën e Romeos. I thashë që një person nuk mund të ma ofendojë mashkullin që kam në krahë në atë mënyrë dhe t’i them prapë që e kam xhan. Që ajo ka xhan Eglën që demigron figurën e partnerit, nuk e pranoj dot.
Heidi: Nuk e prisja që çdo herë që mundohen të më afrohen… ky është nerv. Kanë dy muaj që kanë mbaruar situiata e mia me Françeskën. Nuk e prisja nga Roza, nga Erjola, edhe nga Juli. Në mëndjen time gjoja kisha krijuar relata. Mos më merr për budallaqe mua. Jo këto terma. Jeni super fallco, ti, Roza, Françeska, edhe ti Jul.
Egla: Unë të kam marrë afër krevatit, në momentin kur Romeo të puthi dhe të thashë si e lë veten të të puthi si copë mishi. Unë ta kam deklaruar në sy, ti mund të bësh çfarë të duash, unë nuk do të kthehem për respektin që kam për ty. Me Romeon unë kam punë tjetër.
Françeska: Gjithë analizat e mia që kam bërë në video janë të ftohta dhe nuk janë marrë nga ajri. Dua të marrë një situatë të vogël me Eglën. Nuk është hera e parë që Egla i kthehet Heidit. Në këtë pikë të lojës, ajo me një logjikë të ftohtë, ishte një situatë shumë interesante që ajo të pranonte një kthesë të Eglës. E kam parë që Egla i thotë je budallaqe.
Egla: Ti përveç se e ligë, je dhe budallaqe.
Juli: Përpara se të jap mendimin tim, dua të pys Bacin, ku është falciteti im? Nuk e di ti që je e ftohtë dhe je kalkuluese? Pra falcitet nga ana ime nuk paska. Aludimi që është bërë për mesazhin në klip, unë kam bërë shumë aludime këtu, i kam bërë dhe në sy të Romeos këtu, që mesazhi nuk mund të jetë dhe nga vetë personi. Sa i përket Heidit, siç ja paskam thënë që është rracionale më shumë se emocionale, kjo është bindje, ja kam thjënë dhe vajzës.
Heidi: Këtë s’ma ke thënë.
Juli: E ke thënë vetë. A ikim? Jo. Këto s’janë gjëra të shpikura në ajër por të krijuara këtu. Heidi është 85% rracionalitet dhe 15% emocion.
Heidi: Një gjë e shëmtuar, super e shëmtuar që s’po mbaron kurrë.
Juli: Vetë e pranove që ta paskam thënë.
Heidi: Nuk janë opinione që përputhen në sjellje, përveç Françeskës.
Ledioni: Ti po thua që Roza, Erjola dhe Juli kanë dalë në një raport me ty pas këtij klipi?
Heidi: Po.
Juli: Por ti e pranove vetë që ta kam thënë.
Heidi: Jo në këtë mënyrë. Është qasje, por është ndryshe. Një mënyrë që është shaka, të kesh një lloj raporti. Është tjetër gjë kur e thonë cepave. E di si është puna. Fajin e kam vetë. E njëjta situatë. Jam budallaqe unë.
Erjola: Të lutëm, është e disata herë që sa herë unë jap një opinion me këtë vajzën, kjo kthehet dhe më thotë që jam duke i rënë në qafë. Janë dy momente, një që kam folur me Romeon për mesazhin e të vëllait. S’do ma sfumosh mendimin. E dyta, ajo që thashë lidhej, nëse ka interes për këtë djalin, nuk do e lejonte për interesa loje që Egla të demigronte këtë djalin (Romeon). A ta kam thënë këtë gjë?
Heidi: Jo.
Ledioni: Je e sigurt që s’të ka pyetur?
Heidi: Më ka thënë që pse s’reagon ti kur ajo sulmon Romeon.
Erjola: Ti gënjen sy më sy o goc. Nuk di çfarë të them.
Romeo: Po bëhet një teatër këtu dhe s’po marrë pjesë.
Ledioni: Nga kush po bëhet teatri?
Romeo: Nga Egla një… a mund të flas?
Ledioni: Sepse ti i ndërtpret gjatë gjithë kohës njerëzit e tjerë dhe ata të ndërpresin ty. Ku është teatri?
Romeo: Nga ana e Eglës, kur thotë që e puth atë si copë mishi.
Egla: E përdor ti atë për të marrë vëmendje.
Riomeo: Kjo është pjesa që ajo përdor. Pastaj vjen Juli, që i thotë Heidit ti je rracionale.
Ledioni: A mendon ti se Heidi i ka pohuar Julit që je i lezetshëm, por nuk je inteligjent.
Romeo: Jo. Nuk ka pse shqetësohet Juli për marrëdhënien time. Nuk ak pse shqetësohet Egla për marrëdhënien time.
Ledioni: Shqetësohen sepse ti dhe Heidi jetoni në të njëjtën shtëpi, jeni konkuirrent pavarësisht të dashuruar dhe konkurroni për të njëjtin çmim.
Romeo: Në momentin që Juli arrin të mendojë që kjo është një lojë e Donaldijt nga jashtë, nuk e di se sa paranojak mund të jeshë. Si të të përgjigjet Donaldi që nuk është lojë?
Arbëri: Do përpiqem që të jem rracional dhe i ftohtë dhe i kujtoj vetes time që këta banorë kanë hyrë për të fituar çmimin e madh. Ka një grafik që tregon rritjen e secilit prej banorëve. Heidi është një lojtare e ftohtë, por më tepër se e ftohtë është një lojtare dinake. Kam parë situata të ngjashme, të cilat i ka gjykuar ndryshe. Është treguar dinake dhe shpeshherë tërhiqet në diskutime apo ballafaqime. Më lejo t’i bëj një pyetje. Kush janë dy momente kulmore të lojës tënde në shtëpi? Njërën po ta them unë. Lidhja dhe dasma me Romeon. Më thuaj të dytën.
Heidi: Një diskutim i fortë me Rozën që e kam pasur që nga dita një.
Ledioni: Nëse Arbri që përmend dy momente kulmore, janë dy momente në një roman le të themi.
Heidi: S’më vjen ndonjë gjë tjetër të them të drejtën.
Arbëri: Se s’ka. Romeo me ty nuk pranoj të flas. Sillu si njeri, jo si rrugaç.
Romeo: Kur u solla si rrugaç?
Arbëri: Ka gjysmë ore që kërkonim fjalën dhe s’na le të flisnim. Heidi s’ka nevoj për avokat.
Heidi: Po bëj lojën time dhe po shijoj këtë eksperiencë. Nuk bëj gjëra ekstreme dhe të shes fytyrën time për këtë lojë. Unë nuk bëj gjëra ekstreme, siç është bërë shumë herë këtu, nuk e çoj veten time aty.
Ledioni: Ti mendon që Egla ka treguar historinë e abuzimit, Meritoni që ka treguar historinë e djalit, Roza që ka treguar historinë e abortit të fëmijës, e kanë bërë për të kapur prime-n?
Heidi: Jo, s’e mendoj këtë.
Françeska: Kur ke partnerin tënd kundërshtar në lojë dhe pas 48 orësh pranon të martohesh, a nuk është ekstreme kjo?
Heidi: Këtu jemi në një lojë dhe do e vlerësojë publiku.
Ori: Jeni lojtarë kur doni ju dhe jeni krejtësisht njerëz që përjetoni emocione kur s’iu intereson juve. Jam totalisht dakord me pikëpyetjet që krijohen brenda shtëpsië. Ndërkohë ti sa herë që të shpreh dikush një opinion në prime, ngre shpatat dhe thua, ja ky ma futi prapë. Erjolës nuk ja pranon që ta ka thënë në sy dhe në dhomën e rrëfimit dhe Eglës që ta ka thënë në sy dhe janë të dyja hipokrite. Aty brenda në Big Brother në tre muaj, kemi nevojë dhe për pak argumenbt.
Arbëri: Mendoj se inteligjencë është që ta flasësh, ta argumentosh.
Ori: Meqënëse fole Egla, meqe je më e zgjuara aty brenda, si i thua një vajze, që ke pranuar të mos zihesh sepse e do aty brenda dhe i thua në një darkë, një copë mishi. Egla më përmend një njeri në jetën tënde, që ka ardhur dhe të thotë për partnerin tënd, si e pranon ta trajtosh si copë mishi.
Egla: Tani që Heidi po hap gojën, po lloc…
Ori: Hipokrizi e pastër kjo që thua Egla.
Egla: Në momentin që po fillon e po flet, po lloc pak.
Ori: Ky është ofendim.
Egla: Njerëzit që do, duhet të thuash të vërtetën dhe t’i ruash.
Romeo: Unë s’e kam përdorur si objekt.
Ledioni: Ti beson që Heidi e lë veten të objektifikohet nga Romeo…
Egla: Heidi po e lë veten të trajhtohet, ose Heidi është shumë e dashuruar dhe nuk e kupton atë. Ka një muaj kohë dhe do e zbuloj shumë mirë këtë gjë.